(AIK-Presheva Jone)

 

Nëse Julian Assange, themeluesi i Uikileaks do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje mund ta presë një dënim me vdekje nga gjykatat amerikane.

Ky është alarmi që kanë dhënë avokatët e themeluesit të faqes së internetit, e cila u bë e njohur pikërisht për publikimin e dokumentave sekrete të dala nga qeveria amerikane.

E ndërsa ai po gjykohet në Londër për akuzat mbi përdhunim dhe keqtrajtim seksual, që i kanë mbërritur nga Suedia, avokatët e tij pohojnë se nëse ai ekstradohet në Amerikë, ka për të qenë vërtet i mbaruar.

Për këtë, ata citojnë madhe edhe deklaratat e bëra nga ish-kandidatin republikan për president të SHBA-së, Mike Huckabee, si edhe ish-guvernatorja republikane e Alaskës, Sarah Palin, sipas së cilëve, fajtorët e publikimit të materialeve sekrete duhet të dënohen me vdekje me akuzën për tradhti.

SHPËRNDAJE