Kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër u zgjodh mr. Rejhan ef. Neziri, imam në Kreuzlingen, TG Imamët shqiptarë të Zvicrës tash e tutje do të veprojnë në një çati duke i kordinuar aktivitetet e tyre edhe zyrtarisht nëpërmjet Unionit, të cilët e themeluan këtyre ditëve në Bernë, njofton AIK « Presheva Jonë »

Cyrih, 31 janar/AIK-Presheva Jonë

Në lokalet e xhamisë “Ikre’” në Bernë, për të dhjetën herë me radhë u takuan imamëve shqiptarë në Zvicër, me seli në Cyrih, që për rend dite ndër të tjera kishin edhe themelimin e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, miratimin e statutit, zgjedhjen e organeve të Unionit si dhe miratimin e një plani mësimor për edukatën islame nëpër xhamitë shqiptare në Zvicër.  “Më datë 22 janar 2012, në lokalet e xhamisë “Ikre’” në Bernë, për të dhjetën herë me radhë u takuan anëtarët e Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër, me seli në Cyrih, që për rend dite ndër të tjera kishin edhe miratimin e statutit, zgjedhjen e organeve të Unionit”, thuhet në një komunikatë për media..Këtë Union, e përbëjnë imamë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Zvicër dhe numri i tyre arrin afërsisht në 30.Pas diskutimit dhe shqyrtimit të projekt-statutit, me disa propozime të vogla për ndryshim, u miratua njëzëri statuti i Unionit, të cilin mund ta gjeni në dy gjuhë, shqip dhe gjermanisht, edhe te ueb faqja e Unionit www.uais.ch , e në dërkohë ky statut do të përkthehet edhe në gjuhën frënge. Unioni i Shqiptarëve është zotuar se nuk do të toleroj ekstremizmin e as fanatizmin në Zvicër.. Imamët shqiptarë thuhet po ashtu se do të angazhohen fuqishëm për avancimin e dialogut ndërfetar dhe për këtë Unioni do t’i merr të gjitha masat e nevojshme për sigurimin dhe ruajtjen e paqes e të bashkëjetesës në shoqërinë zvicerane.

SHPËRNDAJE