Themelohet nëndega e RD në Rahovicë

Sot me fillim prej orës 18:00 në fshatin Rahovicë është mbajtur themelimi i nëndegës së subjektit më të ri  Rilindjes Demokratike.

 

Preshevë,6 Mars
Mbledhjen në të cilën u zgjodhë kryesia e degës së kësaj partia e udhëhoqi z.Burhan Emërllahu ku të pranishëm ishin 39 simpatizantë të kësaj partie me të cilët u bisedua rrethë synimeve dhe vizionit të këtij subjekti.
Kryetari i kësaj nëndege u zgjodhë Naser Sadiku,Hana Emërllahu nënkryetare  kurse Faik Rexhepi sekretar, ndërsa  arkatar Selajdin Xhelili. Të gjithë këta përshëndetën të pranishmit për besimin e dhënë duke premtuar se do të punojnë për të mirën dhe interesat e atyrëve që ia besuan pozitat udhëheqëse.


Gjatë këtij takimi me simpatizantët fjalën e mori Kryetari i Kuvendit z.Besim Abduli ku tha se është mirënjohës për mbështetjen që po i jepet këtij subjekti me ide të reja për zhvillim dhe avancimin e proceseve.
Para të pranishmëve foli edhe kryetari i këtij subjekti dr.Ramiz Latifi, z.Naser Nuredini nënkryetar, Naser Sadiku e Burhan Emërllahu të cilët së bashku konkluduan se definitivisht ka ardhur koha që në Preshevë të dëgjohet një zë më ndryshe, një zë që do të mendoj për qytetarët dhe tu japë llogari atyre.


3 Komente

  1. shpetim, March 6, 2012:

    Urime Rahovica gjith te mirat ju prift e mbara

  2. hoxha, March 7, 2012:

    o zotri burhan,shum burra i e pas mixhen e baben,e te gjith familjart,por prej nga ti na dole dy ftyresh,a ke arru s ne t pun qe je te k fut po ky ragmi mustafa,esot pak e ke ndi vten e mule me formuparti ne vete,edhe ate me naser miratocen,qe si zen B,,,, ved askund,po çte keqe pate te partija e rages

  3. adi, March 9, 2012:

    Ne pdsh ska qen kurr,ndersa ne pun ka hi ngaqe ka diplom dhe ka dhen kontribut me mar postin qe eka dmth ne pun se ka shti as ragmija as askush po aktiviteti i tij politik.as ne partin e “naser miratoces”nuk osht.por esht ne partin Rilindja Demoktratike…merr informacion herave tjera per rrjedhat politike ne Preshev mos ja fut kot!

Komentoni