Kryetar i Kuvendi të Forumit Islam në Preshevë z,Zejnulla Dauti në një bisedë të zhvilluar  për “Presheva jonë” ka deklaruar se se Forumi Islam është duke zhvilluar aktivitete të nduarnduarta,ku gjatë bisedës ka shpalosur këto aktivitete duke e laboruar në hollësi punën e këtij forumi.

Preshevë,1 shtator

Z. Dauti, në vazhdim thotë,se pas zhvillimit të suksesshëm të aktiviteteve të veta në Luginë të Preshevës, që nga themelimi i saj më 2010 e këtej, Forumi Rinor Islam në Preshevë kohëve të fundit aktivitetin e vetë e  ka filluar ta shtrij edhe në vendet ku jetojnë shqiptarët nga Lugina e Preshevës.

Kështu, pas vizitës së bërë para disa kohësh në Zvicër, të Kryetarit të FRI-së Preshevë me anëtarë të Kryesisë, dhe iniciativës së disa të rinjve – bashkatdhetarëve tanë që punojnë dhe veprojnë në këtë shtet, takimeve të tyre të përbashkëta, kishte lindur ideja për themelimin e degës së FRI-së Preshevë në shtetin e Zvicrës.

Gjatë qëndrimit të bashkatdhetarëve tanë në vendlindje një grup i të rinjve, gurbetçarë në Zvicërr, në fillim të muajit korrik 2012, zhvilluan një vizitë në lokalet e Forumit Rinor Islam në Preshevë, me ç’rast u takuan me Kryesinë e FRI-së ku u njoftuan më për së afërmi lidhur me qëllimet, synimet, programin si dhe të gjitha të tjerat që kanë të bëjnë me këtë organizatë joqeveritare.

Më 25.08.2012 është bërë themelimi i degës së Forumit Rinor Islam Preshevë, në Zvicër, ku edhe është bërë zgjedhja e organeve udhëheqëse të saj. Me këtë rast për Kryetar të degës së FRI-së Zvicër është zgjedhur Sadat Ahmeti nga fshati Leran, ndërsa postin e nënkryetarit do ta ushtrojë Mufterem Idrizi nga fshati Somolicë. Sekretar i degës është zgjedhur Bekim Hyseni nga Bushtrani ndërsa për zëvendës të tij Xhemaledin Selimi nga Bilaçi, arkatar Nexhat Hetemi nga Corrotica dhe zëvendës arkëtar Fejzi Selimi nga Bilaçi.

Po ashtu në këtë takim të zhvilluar janë zgjedhur edhe këshilltarët e Forumit Rinor Islam Preshevë – dega Zvicërr, edhe ate Vahid Beqiri nga Bushtrani, Vullnet Veseli nga Rainca, Ahmet Ahmeti nga Presheva dhe Mitat Ejupi nga Bushtrani,deklaroi në fund të bisedës Zejnullla Dauti ,kryetar i Kuvendit të FRI në Preshevë.

 

Avni Jusufi

SHPËRNDAJE