Kabashi është sensacioni më i fundit që është shfaqur në Barcelonë, shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.

 

Në një përmbledhje që ia ka bërë Labinot Kabashit, The Sun shkruan: “Si vetëm 16-vjeçar, Labinoti është thirrur për ta përfaqësuar Kombëtaren e sapoformuar të Kosovës në futboll,”

 

“Dhe Kabashi është në mesin e talenteve më të mirë në dispozicion,” shkruan më tej e përditshmja britanike.

Kabashu u lind në vitin 2000 në Kosovë, por iku nga vendi i shkatërruar nga lufta bashkë me familje në mshën dyvjeçare për t’i shpëtuar spastrimit etnik nga forcat serbe,” shkruan The Sun.

 

Kabashi është cilësuar si Iniesta i ri për shkak të stilit dhe dëshirës për lojën e futbollit, shkruan The Sun.

 

Më tej, The Sun e citon Kabashin të ketë thënë për Barca TV kur ishte ftuar nga Kombëtarja e Kosovës se “Fillimisht mendova se po bënin shaka me mua.”Express

 

“Por, e kuptova që ishte e vërtetë dhe u lumturova tej mase. Jam krenar që jam në gjendje të luaj për Kosovën,” ka thënë Kabashi, shkruan The Sun ,transmetonShqiperiaime

SHPËRNDAJE