intttNdryshe prej imazheve të xhihadistëve që u presin kokat njerëzve të pafajshëm, Islami nuk promovon dhunën e pakufishme. Madje në Kuran ka thirrje për paqe dhe mënyra e kufizime se kur duhet të luftohet.

islammmmmGrupet e ashtuquajtura xhihadiste, që përbëhen prej myslimanëve ekstremistë të të gjitha fraksioneve: prej salafive, vahabistëve, «Al-Qaedas», talebanëve, ISIS-it dhe grupeve të shumta të tjera, e konsiderojnë veten avokatë të Islamit të Vërtetë. Këta terroristë pretendojnë se sulmet në Paris, Londër dhe New York janë mbështetur dhe justifikuar prej Kuranit

Për ata që nuk kanë fort haber me këtë debat, kjo mund të duket një situatë konfuze. Cila palë e thotë të vërtetën? A është islami religjion i rrezikshëm? Ja disa arsye pse Kurani nuk përkrah veprimet e grupeve terroriste edhe në kohë lufte, por edhe në raste kur myslimanëve u jepet e drejta për vetëmbrojtje në kohë lufte. Për të qenë të ndershëm, Zoti jep leje të kushtëzuar për myslimanët që të nisin luftën, por janë disa udhëzime strikte, të cilat nuk i bëjnë hesap as pesë pare xhihadistët. Këtu janë disa prej kushteve: së pari, myslimanët nuk mund të nisin luftën të parët.

Atyre u lejohet të veprojnë vetëm në vetëmbrojtje. Myslimanëve u lejohet prej Zotit të luftojnë vetëm kur të dëbohen prej shtëpive ose trojeve të tyre. Lufta mund të niset vetëm atëherë kur popullsia e pambrojtur sulmohet, dhe prej aleatëve të myslimanëve kërkohet që t’u dilet në ndihmë. Arsyeja e fundit për luftë të drejtë është kur plas lufta ndërmjet dy grupeve të besimtarëve dhe njëra palë nuk e ka ndërmend të ndalë luftën pavarësisht prej propozimit të armëpushimit. Madje edhe në fushëbeteja dhe luftime, Kurani ka përcaktuar kufizime dhe korniza të qarta.

SHPËRNDAJE