Thaqi: Në fund të qershorit të përfundohen obligimet nga pakoja e Ahtisarit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se deri në fund të qershorit duhet të përfundohen të gjitha obligimet nga pakoja e Ahtisaarit në mënyrë që deri në mesin e muajit shtator të përfundojë procesi i mbikëqyrjes së pavarësisë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë Thaçi u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që të kontribuojnë në këtë drejtim.

Nëse kjo arrihet atëherë, sipas kryeministrit përmbyllja e pavarësisë së mbikqyrur do të ndodhë në mes të shtatorit me një ceremoni të veçantë

Kryeministri bëri të ditur se një grup punues tashmë ka përfunduar punën në amandamentimin e Kushtetutës që kanë të bëjnë me përfundimin e pavarësisë së mbikqyryr. Qeveria e Kosovës është tashmë e bindur se procesi i përfundimit të pavarësisë së mbikqyrur do të kryhet gjatë këtij viti pavarësisht problemeve në veri.

Pas mbledhjes së qeverisë, zëvëndëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ky proces nuk mund të mbesë peng i problemeve në veri.

Kuçi tha se për veriun do të gjendet zgjidhje vetëm në bazë të Planit të Ahtisarit dhe mohoi të jap përgjigje nëse çështja e veriut do të jetë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq sa i përket paralajmërimeve për mbajtjen e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë Kuçi tha po ashtu se Serbia duhet të ketë sjellje evropiane dhe të mos e cenojë sovranitetin e fqinjëve të saj. Ai tha se ato zgjedhje nuk do të kishin kurrfarë fuqie juridike.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni