Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) pas këtyre zgjedhjeve pritet të formojë një pakt me partitë më të vogla për një front opozitar.

Lajmi bëhet i ditur nga koluare brenda PDSH-së, të cilët pohojnë se në plan të parë, parashikohet edhe fronti i tillë opozitar në stilin e LSDM-së, e cila ka përfshirë brenda radhëve të saj partitë e tjera opozitare.

Zyrtarë të lartë të PDSH-së nuk kanë dashur të flasin lidhur me idenë e frontit të tillë politik opozitar, mirëpo ata nuk kanë përjashtuar një gjë të tillë, raporton INA.

PDSH pritet të jetë një opozitë e fortë brenda Parlamentit, ndërsa janë përjashtuar zërat për përfshirjen e kësaj partie në kuadër të ndonjë koalicionimi të mundshëm qeveritar. Mundësia e kyçjes së PDSH-së në kuadër të një koalicioni do të ishte vetëm në rast se VMRO-DPMNE nuk do të arrijë të dakordohet me BDI-në për formimin e Qeverisë së re. Në këtë situatë mandati për Qeverinë e re do të kalonte tek partia e dytë LSDM, e cila numëron 42 deputetë dhe bashkërisht me partitë shqiptare BDI dhe PDSH do të përbënte maxhorancën e re të mundshme.

SHPËRNDAJE