Kryeministri Hashim Thaçi ka shprehur falënderime pa fund për LDK-në e AAK-në për përkahjen që i kanë dhënë planit qeveritar për veriun. Në një intervistë të gjatë për Klan Kosova Thaçi ka thënë se aksioni në veri ishte shumë i rëndësishëm për krejt vendin dhe është i lumtur për përkrahjen e gjithanshme që ka marrë.

Ka komentuar edhe qëndrimin e Vetëvendosjes, duke thënë se veç e veç ka marrë përkrahje edhe nga ta, porse sipas tij jeta nuk është film, por ‘nga e thëna në të bërë, ka një det të tërë”. “Pamje e tilla të plaçkitjes së mallrave nuk i bëjnë nder asnjë partie”, ka thënë Thaçi.

SHPËRNDAJE