Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi e ka akuzuar lëvizjen Vetëvendosje se po ndjek modelin serb me paralajmërimet për bllokimin e pikave kufitare, duke e quajtur këtë lëvizje “Vetëfundosje”, ndërkaq Aleancën Kuq e Zi që mbështet këto aktivitete si “Faqezi”.
“Ky model serb i aplikuar në veri nuk duhet të kopjohet nga partitë dhe njerëzit që synojnë pushtetin, sepse pushteti fitohet me vota dhe jo me dhunë. Nuk duhet të kopjohet Zvonko Veselinoviqi, nga i cili është distancuar edhe Serbia”, ka deklaruar Thaçi.
Kryeministri i vendit pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës shprehu besimin se qytetarët e Kosovës nuk do t’i përgjigjen ftesës së Vetëvendosjes për t’i bllokuar pikat kufitare, ndërkohë që paralajmëroi këtë lëvizje se veprimet e dhunshme do të jenë të papranueshme.
Thaçi i ka e ka quajtur Vetëvendosjen si pseudopatriote. Sipas Thaçit, këtyre pseudopatriotëve të rrejshëm u ka mbetur merak që nuk e kanë veshur uniformën e UÇK-së në kohën kur është dashur.
Patriotizmi sot, siç tha Thaçi, është respektimi i Kushtetueses dhe ligjeve të Kosovës dhe jo bllokimi i rrugëve dhe pikave kufitare.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, pas akuzave ndaj Vetëvendosjes, e quajti këtë lëvizje “Vetëfundosje”, ndërsa Aleancën Kuq e Zi, që mbështet këto aktivitete i quajti faqezi.
Ai tha se pushteti në Kosovë nuk do të merret me dhunë por përmes votës së lirë
Ai ka ritheksuar se janë marrë të gjitha masat që ta parandalohet bllokimi i pikave kufitare dhe do të përdoret forcë proporcionale nëse është e nevojshme.  (Koha.Net)

SHPËRNDAJE