Thaçi: Nëse fillon lufta atëherë do të mbes vetëm “Pashallëku i Beogradit”

Thaçi: OKB-ja nuk mund të marrë pjesë në dialogun teknik

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit që kishte me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon ka thënë se OKB-ja nuk mund të marrë pjesë në dialogun teknik që ka filluar tash e dy vjet me Serbinë.

Ndërsa sa i përket bisedimeve me Serbinë të një niveli politik, kryeministri Thaçi ka deklaruar se paraprakisht duhet të zbatohen marrëveshjet e që pastaj të vazhdohet me dialog teknik. Kryeministri ndër të tjera ka thënë se e ka njoftuar Sekretarin e OKB-së për arritjet që kanë bërë institucionet e shtetit të Kosovës.

Kryeministri u është përgjigjur mesazheve për luftë të presidentit serb Tomisllav Nikoliq.

Ai tha se janë mesazhe të mentalitetit të Millosheviqit dhe se do të dilte prapë në ballë të betejës që Nikoliq të mbetet dhe humbës nga avantuart e tij ne raport me Kosovën.

“Unë sot i përgjigjem përsëri se në rrethanat çfarë ai pretendon përsëri unë do të jem në ballë të betejës për t`u larguar Nikoliq humbës dhe i turpëruar nga çfarëdo aventurë e re e tij në raport me Kosovën”, ka thënë Thaçi, në një konferencë të mbajtur në aeroportin “Adem Jashari”.


Ai ka thënë se në rast se Serbia hynë edhe një herë në luftë, atëherë krejt shteti serb do të koncentrohet në Beograd, duke mbetur vetëm si “Pashallëku i Beogradit”.

“Por, çdo aventurë e tij e re në raport me Kosovën nënkupton se ai do ta harroj Kosovën por duhet të mendoj më tepër për Pashallëkun e Beogradit”, ka deklaruar ai.

Kryeministri Hashim Thaçi me ftesë të shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, udhëtoi për vizitë në Bruksel.

Në takimin me Catherine Ashton do të diskutohet për ecurinë e deritashme të dialogut Prishtinë – Beograd, zbatimin e marrëveshjeve të arritura, procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe çështje të tjera me rëndësi.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni