Mos votoni për partitë e vogla sepse ato janë vota që do të digjen. Votoni për partinë e cila do të rrëzojë këtë pushtet, i porositi mbrëmë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi banorët e Banjicës së Poshtme të Gostivarit.

“Nevojiten investime, ndërsa me këtë edhe hapje të vendeve të reja të punës për të gjithë shqiptarët në përgjithësi, për këtë votoni dhe mbështeteni platformën tonë”, tha Thaçi.

Ai konsideron se të gjitha problemet me të cilat përballen banorët e Banjicës i ka në të gjitha pjesët e vendit, ku jetojnë shqiptarët. Kërkoi që të mos përkrahen projektet e pushtetit aktual, me të cilat ndërtohen kisha dhe përmendore. “Ejani më 5 qershor t’u themi jo të gjithë atyre që i zbatojnë projektet një nacionale në vend”, bëri thirrje Thaçi nga Banjica.

“Vota dhe vullneti politik i cili i jepet kësaj platforme do të shfrytëzohet ekskluzivisht për të mirën e njerëzve tanë. Ne nuk dimë të bëjmë zullum, nuk dimë të bëjmë sherr, por gabime kemi bërë ndonjëherë dhe për këtë normalisht se jemi të vetëdijshëm. Kur thoni se krejt kjo e mirë, jeta e mirë, infrastruktura e mirë, ambienti jetësor i mirë, perspektiva përpara, këta të rinj ti punësojmë, ti shkollojmë do të jetë për të gjithë njerëzit tanë dhe jo vetëm për ata që janë PDSH”, tha Thaçi.

SHPËRNDAJE