“UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë, luftë për çlirim. Dihet botërisht se kush ka kryer gjenocid. Qëllimi i raportit të Martyt është kriminalizimi i luftës për çlirim, por gjithashtu edhe dëmtimi i imazhit të Republikës së Kosovës, pengimi i njohjeve të reja të shtetësisë së Kosovës, të cilat do të vijnë, pastaj dëmtimi i imazhit të Shqipërisë dhe dëmtimi i dialogut të ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai për EUobserver.

Prishtine, 11 janar /AIK-Presheva Jone

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për EUobserver, ka gjykuar akuzat e fundit për trafikim organesh si një përpjekje për ta rishkruar historinë. Thaçi tha se për herë të parë kishte dëgjuar për “Shtëpinë e Verdhë”, një ndërtesë në Shqipëri ku thuhet se guerilët e Thaçit kanë vrarë të burgosur serbë dhe u kanë marrë organet e tyre për t’i shitur në tregun e zi, nga mediet e “verdha” të Beogradit. “Këtë e kam dëgjuar nga mediet ‘e verdha’ në Beograd dhe nga libri i Carla Del Pontes”, ka thënë Thaçi.

“Është një përpjekje për ta sulmuar dialogun Kosovë-Serbi, dialog ky që është agjendë evropiane. Ky pamflet është një sulm gjithashtu kundër SHBA-së, BE-së, NATO-s dhe OKB-së. Ky klub anti-Kosovë i Dick Martyt, i cili ka qenë edhe kundër bombardimeve të NATO-s dhe kundër shtetësisë së Kosovës, është gjithashtu kundër agjendës së tanishme të bërjes së Kosovës një shtet i suksesshëm”, ka vlerësuar Thaçi. Ai ka përsëritur se do të përdoren të gjitha mjetet ligjore dhe politike kundër kësaj shpifjeje. “Kam kërkuar sqarime, sepse ne, si shtet i Kosovës, ne populli i Kosovës, nuk kemi asgjë për të fshehur dhe kjo çështje duhet sqaruar”, ka thënë kryeministri në largim i Kosovës.

Carla del Ponte, momentalisht ambasadore e Zvicrës në Argjentinë, dhe Dick Marty, të kontaktuar nga EUobserver gjatë javëve të fundit, nuk kanë dashur të komentonin rreth deklarimeve të tyre për trafikim organesh. Po ashtu, edhe presidenti serb Tadiq nuk i është përgjigjur një kërkese për intervistë.

Qëndrimi i BE-së është që raportuesi Dick Marty do të duhet të paraqesë dëshmi të forta pranë EULEX-it, nëse për raportin e tij dëshiron të ketë gjykim.

SHPËRNDAJE