Ka ardhur koha që problemi i veriut të zgjidhet. Por, kjo zgjidhje, sipas kryeministrit Hashim Thaçi, në asnjë formë nuk do të negociohet me Serbinë, por me qytetarët e veriut, me lehtësim nga Washingtoni dhe Brukseli.
Për zgjidhjen e këtij problemi, Thaçi thotë se është i domosdoshëm konsensusi i gjerë politik në vend, pasi sipas tij, këtë problem askush s’ka mundur e as nuk do të mund ta zgjidhë i vetëm.

SHPËRNDAJE