Thaçi injoron Kullën e Jasharajve

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi as sot nuk është kthyer në Kullën e familjes së komandantit Adem Jashari, siç nuk ishte kthyer as në katër vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur ai, si sot, pati bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Thaçi, në ditën e dytë të “Epopesë së UÇK-së” ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz, ku ka thënë se vlerësonte lartë sakrificën e familjes Jashari.

“Çmojmë sakrificën e Jasharajve për lirinë që ne e gëzojmë. Në 14-vjetorin e rënies Kosova po hap rrugë drejt BE-së me ndihmën e NATO-s dhe SHBA-ve”, është shprehur Thaçi duke vazhduar më pas rrugën për në Glloxhan, por jo edhe në Kullën e Jasharajve, siç vepronte vite më para.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, më 17 shkurt pati deklaruar se arsyet që ai nuk po shkel në Kullën e tyre duke të jenë qëndrimet politike që ata, si familje, kanë për zhvillimet në vend.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni