Thaci i Maqedonisë ja përplasë derën parlamentit të FYROM-it

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi thotë se bojkoti do të vazhdojë deri sa nuk vendoset një dialog i vërtetë për çështjet kruciale në vend. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), edhe këtë vit ka filluar me bojkotimin e punës së Parlamentit.

“Do të jetë vështirë. Me plotë përgjegjësi dhe seriozitet i pranoj të gjitha sugjerimet, edhe të bashkësisë ndërkombëtare, që të kthehemi në Parlament. Do të jetë vështirë të na bindin për shkak se derisa nuk ka gatishmëri që të shqyrtohen dhe dëgjohen me seriozitet vërejtjet tona. Ne e shohim të panevojshme që të kthehemi në parlament, tekefundit, kthimi është një çështje teknike”, është shprehur Thaçi.

“Përkundrazi, mendoj se qeveria do ta përforcojë kursin politik nacionalist, të jashtëm dhe të brendshëm, po fatkeqësia e këtij nacionalizmi është se ai nuk godet NATO-n, Bashkimit Evropian apo Greqinë, por çmimin e vërtetë të kësaj politike nacionaliste vazhdojnë ta paguajnë shqiptarët e Maqedonisë”, theksoi Thaçi duke shtuar  se viti 2011 do të jetë një vit elektoral dhe se nuk ka ndonjë shpresë se qeveria do të ndryshojë kursin politik


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni