Thaçi e mbron marrëveshjen për përfaqësimi rajonal, akuzon opozitën

Kryeministri Hashim Thaçi, i cili është edhe kryetar i PDK-së, në takim me strukturat e partisë në Lipjan, ka thënë se përfaqësimi rajonal më shumë ka qenë një marrëveshje ndërmjet Prishtinës, SHBA-së dhe BE-së.

Ai ka theksuar se Beogradi me këtë marrëveshje e ka pranuar mendimin e GJND-së dhe Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

“Nuk do ta mbajë Kosovën të izoluar për teka të atyre njerëzve që shikojnë në të kalurën dhe jo në të ardhmën, sepse të gjitha marrëveshjet që deri tashti i kemi bërë me SHBA-në dhe me BE-në kanë rezultuar të suksesshme”, ka thënë ai.

Duke u ndalur edhe një herë siç ka thënë ai te zhurma e madhe rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe marrëveshjes së arritur ditë më parë me Serbinë, Thaçi, ka adresuar akuza për opoziten.

“Edhe Rugova sot po të ishte gjallë do të qeshte me partinë e tij, duke i thënë jo Amerikës, jo BE-së. Por, edhe Haradinaj të ishte këtu do të qeshte njëjtë me njerëzit që po e udhëheqin partinë e tij”, ka thënë Thaçi.

Ai ka komentuar edhe veprimet e “Vetëvendosjes”, duke thënë se nuk do t’ua dorëzojë kurrë shtetin ashtu siç pretendon.

“Nuk e dorëzoj shtetin para askujt dhe është mirë që ata që dolën para Qeverisë të hënën e kanë kuptuar mesazhin e vijës së kuqe. Ata po duan dhunshëm t’i marrin kufijtë dhe institucionet, por aty ka vijë të kuqe”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka deklaruar se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe përkulet para kësaj së drejte.

SHPËRNDAJE