Mëngjesi i së martës e ka zbardhur kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi në veri të Kosovës, ku autoritetet e rendit kanë marrë nën kontroll pikën 31 dhe 1. Diku pak para orës 08:00 të mëngjesit, kryeministri Thaçi ka pirë kafen e mëngjesit në Leposaviq, një qytezë e vogël veriore e Kosovës që është nën administrimin e strukturave paralele serbe të dirigjuara nga Serbia. Së bashku me kryeministrin Thaçi ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Mbrëmë vonë forca të shumta të Njësisë Speciale të Kosovës janë nisur me urgjencë për në veri të Kosovës, me urdhër të kryeministrit Thaçi. Aksioni i kryeministrit Thaçi ka për qëllim respektimin e reciprocitetit me Serbinë, vendim i marrë para pak ditësh.

SHPËRNDAJE