Burime të afërta me kabinetin e kryeministrit Thaçi kanë konfirmuar lajmin për disa media një shtrëngim duarsh mund të ndodhë në New York midis kreut të Qeverisë kosovare Hashim Thaçi dhe presidentit serb Nikoliq, ndërsa fillon punën sesioni i Kombeve të Bashkuara gjatë ditëve të ardhshme, shkruan Express-i i Prishtinës.

 

 

Sipas këtyre burimeve, ky shtrëngim duarsh mund të ndodhë vetëm nëse sigurohen se për këtë takim insistojnë më shumë amerikanët.

Autoritetet ndërkombëtare, veçmas zyrtare të lartë në Bruksel po merren aktivisht me përgatitjen e këtij takimi të shkurtër për të dërguar mesazhin e qartë se takimet dhe bisedimet mes palëve janë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve të hapura ndërmjet dy vendeve.

Tashmë dihet se në javën e ardhshme krerët më të lartë të shtetit, presidentja Jahjaga e kryeministri Thaçi, pritet të marrin pjesë në sesisionin e Kombeve të Bashkuara, ku pjesëmarrës do të jene edhe krerët më të lartë të Serbisë.

Tani për tani, sipas të njëjtave burime, asgjë nuk është saktësuar, por takimi mund të ndodhë nëse për aranzhimin e tij përfshihen direkt dhe më shumë amerikanët. E ndërkohë, edhe presidentja e shtetit Atifete Jahjaga ka thënë se është e gatshme të takohet me homologun e saj serb për t”i adresuar dhe zgjidhur problemet ndërmjet dy shteteve.

SHPËRNDAJE