Pjesëmarrjen e Tadiçit në këtë Samit, ku Kosova është prezantuar si shtet, Thaçi e sheh si një hap të mirë për pranimin e realitetit të ri në Kosovë nga shteti i Serbisë. Në këtë Samit është vërejtur një pjesëmarrje e fuqishme e zyrtarëve amerikanë.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç kanë shtrënguar duart gjatë një takimi që kanë mbajtur në Dubrovnik, njofton Bota Sot.

 

Thaçi dhe Tadiç u takuan pas Samitit të mbajtur në Kroaci, ku kanë marrë pjesë kryeministra dhe përfaqësues nga 15 vende të Evropës dhe Afrikës Veriore. Kryeministri Thaçi, pjesëmarrjen e Tadiçit në këtë Samit, ku Kosova është prezantuar si shtet, e sheh si një hap të mirë për pranimin e realitetit të ri në Kosovë nga shteti i Serbisë.

Thaçi ka thënë se është i gatshëm të marrë pjesë në çdo konferencë ku Kosova prezantohet si shtet, dhe do të takohet me secilin pjesëmarrës në këto konferenca që nxisin bashkëpunimin rajonal, duke përfshirë edhe liderët aktual të Serbisë.Në këtë Samit, i cili është tradicional, Serbia nuk ka marrë pjesë asnjëherë duke e bojkotuar për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

Krahasuar me herat tjera, në këtë Samit është vërejtur një pjesëmarrje e fuqishme e zyrtarëve amerikanë, pjesëmarrës ishin edhe zëvendës sekretari i shtetit Philip Gordon dhe zëvendësi i tij Philip Reeker.

SHPËRNDAJE