Presidenti Hashim Thaqi, Kryeministri Ramush Haradinaj filloi sot vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Thaqi dhe Kryeministri Haradinaj, ministri i jashtëm Behgjet Pacolli gjatë datave 23-26 shtator realizon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në takimet bilaterale me liderit botëror punimet e Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, Presidenti Thaqi sot në mbrëmje pritet të takohet me Presidentin Trump, në pritjen tradiconale që Presidenti i Shteteve të Bashkuara shtron në New York, për nder të liderve botëror të cilët janë pjesëmarrës në punimet e Sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Thaçi dhe Haradinaj gjatë qendrimit në Nju Jork, do të takohen edhe përfaqësues të diasporës dhe me përfaqësues të investimit dhe bizneseve shqiptare e amerikane dhe do të bëjë thirrje atyre për investim në Kosovë.

Sot  pasdite Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, të cilët po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë zhvilluar një takim në zyrat e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, me senatorin amerikan, Ronald Johnson, anëtar i Komitetit të Senatit për Politikë të Jashtme i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Bota sot nga Nju Jorku.

“Në këtë takim Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar Senatorin Johnson për progresin e arritur në vend, veçmas në fushën e rendit dhe ligjit dhe përkushtimin e Qeverisë në fuqizimin ndërkombëtar të vendit, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, punën drejt transformimit të FSK-së në Ushtri dhe tema të tjera me interes për vendin”.

Në këtë takim Haradinaj ka theksuar se Kosova është e përkushtuar ta forcojë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo fushë me interes për të dyja vendet dhe ka ritheksuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për integrimet euro-atlantike.

“Shtetet e Bashkuara ishin krah nesh në secilën etapë të shtetndërtimit tonë dhe orientimi ynë si vend është krah politikave të miqve tanë”, theksojë Haradinaj.

Senatori Johnson e ka përshëndetur angazhimin e Qeverisë së Kosovës në tema të ndjeshme për sigurinë dhe ka shprehur gatishmërinë për ta përkrahur vendin në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. B.S

SHPËRNDAJE