Thaci "dacord" ne kualicion me AAK e Haradaninajt ?

Thaci “dacord” ne kualicion me AAK e Hradaninaj edhe pse rreth këtij koalicioni dje vëllau i liderit të AAK-së z.Daut Haradinaj ishte shprehur kundër. Tash të shohim se sa do të jetë i qëndrueshëm kjo miqasi e re?!. AAK do të jetë partneri i koalicionit për bashkëqeverisje me PDK-në e Hashim Thaçit, bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve INA burime partiake brenda kreut të Aleancës.

Kjo marrëveshje parimore, por ende e pakonfirmuar zyrtarisht përjashton Aleancën për Kosovën e Re (AKR) të Behgjet Pacollit nga koalicioni dhe ky ka qenë edhe kushti i AAK-së.

“Parimisht është arritur kjo marrëveshje dhe pritet të zyrtarizohet. Një ndër kushtet tona ka qenë që AKR të mos përfshihet në koalicion”, theksoi përfaqësuesi i AAK-së për agjencinë INA, në kushte anonimiteti.

Në koalicionin e ri do të jetë edhe “Lista Ibrahim Rugova” duke përfshirë edhe deputetë që do të bashkëngjiten nga radhët e LDK-së. Gjithashtu nuk përjashtohen edhe deputetë të Partisë së Drejtësisë (PD), të cilët do të largohen nga koalicioni “Aleanca për Kosovën e Re”.

Detajet e marrëveshjes PDK dhe AAK pritet të formalizohen dhe se në kuadër të negociatave do të jetë edhe posti i presidentit, ndërsa kandidatura do të jetë një figurë e pranueshme për dy partitë, por që do të vijë nga radhët e AAK-së.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni