Bruksel, 7 nëntor (p.j)  -Para pak çastesh ka përfunduar takimi mes kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq. Ata pas takimeve ndaras me baroneshën Ashton, u takuan në një darkë pune me këtë të fundit. Kryeministri Thaçi menejëherë pas takimit në një intervistë për RTK-në, ka thënë se është biseduar për implementimin e marrëveshjeve të arritura më herët.

Thaçi ka thënë se janë pajtuar që marrëveshjet të fillojnë së implementuari nga muaji dhjetor. Ai ka thënë se është biseduar për të zhdukurit dhe për implementimin e marrëveshjes për pikat doganore IBM.
Në takim është diskutuar edhe për gjendjen në veri dhe mundësitë e gjetjes së një konsensusi për atë pjesë të vendit.
Pikë tjetër me rëndësi sipas kryeministrit e cila është diskutuar në këtë takim, është bërja transparente e të gjitha mjeteve materiale që Serbia jep për serbët e Kosovës, si dhe shuarja e strukturave paralele.
Kurse, kryeministri serb Ivica Daçiq, ka thënë se në takimin me Ashton dhe Thaçin është biseduar për mënyrën e implementimit të marrëveshjeve që janë arritur deri tani, për siç tha ai, pasi që ato ndihmojnë popullin e Kosovës, por pa gjykuar çështjen e statusit.
Ai ka thënë se palët janë pajtuar që muajin e ardhshëm të fillohet të zbatohet marrëveshja e mëhershme për siç tha ai “pikat administrative”.

Filloi takimi i Thaçit me Ashton

Në Bruksel ka filluar tashmë takimi i kryeministrit Hashim Thaçi me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Catherine Ashton, është publikuar në profilin e Shërbimit evropian për politikë të jashtme në rrjetin social Twiter.

Para takimit me Thaçin, Ashton është takuar me kryeministrin serb Ivica Daçiq dhe siç thuhet ai takim ka zgjatur afro 45 minuta.

Pas përfundimit të këtyre takimeve kokë më kokë me secilin nga dy kryeministrat, shefja e politikës së jashtme të BE-së do të organizojë një darkë pune të përbashkët, ndërsa prononcimi për opinion, nëse do të ketë, pritet pas orës 22 e 30 minuta.

Në Bruksel, sot takimi i dytë Thaçi-Daçiq

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiq, pritet të takohen sot sërish në Bruksel me ftesë të baroneshës, Catherine Ashton. Ende pa u ulur në tryezën e bisedimeve, për herë të dytë brenda pak javësh, të dy Kryeministrat kanë lënë për të kuptuar se pikëpamjet e tyre rreth mënyrës së normalizimit të marrëdhënieve nuk përputhen.

Kryeministri Thaçi në Zagreb ka thëë se nuk do të diskutojë me Daçiqin për statusim e Kosovës. “Statusi i Kosovës është zgjidhur përgjithmonë me shpalljen e pavarësisë”, është shprehur Thaçi.

Duke folur ndërkaq për temat e takimit, kreu i Qeverisë ka thënë se në rend të parë është zbatimi i marrëveshjeve paraprake të arritura në Bruksel. Temë tjetër që, sipas tij, duhet të zgjidhet në mënyrë urgjente është fati i të pagjeturve.

Kryeministri serb, Ivica Daçiq, ka thënë se e ka idenë e vet të zgjidhjes së problemit, por ka mohuar njohjen e pavarësisë. “Thaçi mund të deklarojë çka të dëshirojë. Është e pamundur që Serbia ta njohë pavarësinë e tillë të shpallur të Kosovës”, ka theksuar Daçiq.

Ai ka thënë se Serbia është kundër normalizimit të marrëdhënieve, që nënkupton edhe arritjen e marrëveshjeve, por ka lënë të kuptohet se nga takimi i dytë me Thaçin nuk do të prodhojë ndonjë rezultat konkret.

SHPËRNDAJE