Thaçi: Zgjedhja e presidentit është çështje orësh

Kryeministri Hashim Thaçi i ka fajësuar partitë opozitare si shkelëse të Kushtetutës, të cilat me bojkotin dhe me sjelljen e tyre po e çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, gjë që nuk pret Uashingtoni dhe Brukseli, por që nuk e meritojnë as qytetarët e Kosovës, meqë Kosova nuk e ka luksin që të mbajë zgjedhje çdo tre muaj. Duke iu kundërpërgjigjur deklarimeve të opozitës se do të lëshojnë sallën në ditën kur do të rivotohet për president, Thaçi u ka kujtuar atyre se e kanë obligim kushtetues dhe moral, e mbi të gjitha përgjegjësi ndaj votuesve, që të qëndrojnë në Kuvend gjatë votimit, derisa praktikën e bojkotit e konsideron si formë të rrezikshme për vendin dhe të ardhmen.

 

 

Kreu i Qeverisë është shprehur me tone kritike ndaj përfaqësuesve opozitarë, ndërsa ka thënë se e respekton në përpikëri vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por në të njëjtën kohë ka ftuar ata që e kanë dërguar lëndën në Gjykatë që të respektojnë këtë vendim. “Çështja e zgejdhjes së presidentit të Kosovës në Kuvendin e Kosovës është çësthje orësh”, kështu i deklaroi gazetës “Bota sot” kryeminsitri i Kosovës, Hashim Thaçi. Kryeminisri Thaçi ka hedhur kritika ndaj botjkotit të opozitës dhe ka rikujtuar se edhe ai dhe partia e tij kanë qenë në opozitë në zgjedhjen e presidentëve të mëhershëm të Kosovës por ai dhe PDK-ja kanë qëndruar në Kuvend dhe kanë propozuar kundërkandidat duke rrespektuar kështu ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

SHPËRNDAJE