Teza për ndarjen e Kosovës skandal politik në rajon dhe nxitje kah destabiliteti i Ballkanit!

Nga Asllan DIBRANI

Atëherë  po qe teatrohet me këto  lojëra ,( t’i rikthen Shqipërisë  territoret e veta,   lugina  e Preshevës,  gjysma e Maqedonisë,  pjesët e banuara me shqiptar në krahinën e Çamërisë në Greqi,ti kthehet gjysma e territorit  të Malit të Zi, qe është e banuar me shqiptarë dhe bashkimi  i Kosovës  me shtetin amë  kuptohet me Shqipërinë).

Meqë shpesh herë po përmendet statusi special për veriun e Mitrovicës dhe se ndarja e Kosovës është  si  shprehje  e shpeshtë  nga qarqe serbe ,  evropiane por edhe nga ndonjë qyqar politik shqiptar  qe sa janë iritues po aq banal në propozimet e tyre!Një gjë e tillë u theksua edhe nga  Ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek,   ne takimin  Munihut ne Gjermani. Idetë për ndarjen e Kosovës dhe për shkëmbimet e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet të nisin diskutimet për ndarjen.

Dihet se  kjo ide   nuk sjell as një  zgjedhje,  pos    rritjen e tensionit në  rajona! 

Njohësit e mirë të taktikeve të marketingut politik, për Kosovën  e dinë se, sado që fillimisht një ide e parashtruar publike, nga ndonjë autoritet i lartë politik ndërkombëtar është me qellim të mirë në ndërmjetësimin e  hendekut politik  për  Kosovën,por  kur përmendet  ndarja  nënkuptohet se  ai njeri, cili do qoftë,  është i një anshëm dhe duke gjuajt  kashtë në zjarr!Dihet se  kjo ide   nuk sjell as një  zgjedhje,  pos    rritjen e tensionit në  rajonal.  Provokimet e këtij  diplomati , këto ditë për ndarjen e Kosovës është, po aq i pa tolerueshëm sa qe vërtet ,  klasën politike në Kosovë   e ka  gjetë të pa përgatitur  për  reagime diplomatike  ndërkombëtare  .  Pse e themi kështu ?Sepse dukej nga pala jonë një vobektësi  naive  , tolerance  dhe një heshtje   graduale sikur nuk ka ndodhur as gjë ! Me rastin e këtyre provokimeve, përse mos të reagohet nga zyrtarët tanë ,në ato shtete nga  vijnë ata zëra, fundi i fundit edhe ndonjë reagim zyrtar , note proteste apo diç tjetër. Zërat  të ngjashëm ka   qe si zgjedhje adekuate  gjejnë  ndarjen e Kosovës si ky tipi, edhe nga  të tjerë duke u prononcuar ,pos ndarjes, edhe shkëmbimin e territoreve,( Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës dhe veriu  i Kosovës Serbisë)!. Nga  njeriu i ndërgjegjësohem  , i vetëdijesohem  ,  largpamës , me vizione   të spektrit politik  duhet ta gjykojnë dhe mos të pranohet  një marketing politik  i tillë, kur dihet se ato territore janë shqiptaro -kosovare , po aq sa janë territore tonat edhe  pjesa veriore e Kosovë qe pretendohet ti përfitojë Serbia.

Sot në këtë  temë “të ndarjes”, po spekulohet ndërsjellëtas  me  një pseudo-politikë, Serbi- qarqe evropiane dhe  politika e “verbër”  kosovare!

A thau politika serbe po i nxit disa politikaj    ndërkombëtar  të provokojnë dhe të bëjnë pazarllëqe, me  tokën dhe territorin e Kosovës ,sikur të ishte  pasuri e  trashëguar nga baballarët e   tyre…!? Orkestrimi   muzikal  pro politikes serbe është imponim artificial  dhe duhet të demaskohet, nga vet ne shqiptaret dhe agjenda politike . Por sot në këtë  temë “të ndarjes”, po spekulohet ndërsjellëtas  me  një pseudo-politikë, Serbi- qarqe evropiane dhe  politika e “verbër”  kosovare .Pas këtyre preferencave aktuale,  po priten edhe bisedime  ndërmjet   Kosovës dhe Serbisë ,qe  shpeshherë theksohen edhe nga media vendore Beograd – Prishtinë  duke e minimizuar  vlerën e pavarësisë së Kosovës ,pra nuk thuhet  të “Kosovës dhe Serbisë”. Theksohet në shprehje mediatike  të  arrihet  e ndonjë marrëveshjeje  ne mes  “Prishtinë dhe Beogradin” citojmë ( këto janë qytete, e jo shteteve sovrane), marrëveshje për të vënë në “temë” mundësinë e ndarjes së veriut të Kosovës, i cili territor, sipas tyre, nuk do të jetë më Kosovë (veriore), por do t’i bashkëngjitet territorit të Serbisë dhe si i tillë do të quhej brenda Serbisë – Serbi, e jo Kosovë as veriore as jugore  por e ndare nga Kosova?. Pra krejt kjo është një opsion i Serbisë, e jo i Kosovës dhe as – i asnjë shqiptari në Ballkan prandaj edhe politika aktuale e Kosovës duhet ta përqendroj   diplomacinë e vet  në baraspeshë në spektrin  kombëtar, me qellim qe të ruhet sovraniteti i Kosovës,  nga politika agresive serbe , me një pretekst për Serbinë e madhe. Kjo “tezë” të iniciuar nga Serbia    nëse  klasa politike e Kosovës , dinë  dhe ka vullnet të mirë pa e cenuar veten, as në fushën politike  si personalitete ,ata  mund ta godasin Serbinë,   me  fakte paraprake  duke e kushtëzuar  Serbinë dhe faktorin ndërkombëtare me(denoncim  ndërkombëtar) ndaj Serbisë,  për “gjenocidin  e mbi 6oo fshatrave e qyteteve nga  Toplica”   e jonë , qe me dhunë dhe terror u dogjën u vranë  masivisht. U përzunë dhe u dëbuan me dhunë për  Kosovën e tanishme , për “Turqi” e gjetiu .Tu kujtojmë politikanëve tanë se  nëse bisedohet, duhet të bisedohet  për  të zhdukurit ,për masakrat , për dëmet materiale dhe për (dokumentacionet mbi tapitë e veta qe pati popullata  e asaj ane) , qe sot janë, të tërat në  arkivat e Turqisë. Të bisedohet për gjenocidin dhe dëmshpërblimin  nga Serbia  qe i bëri Serbia ,Kosovës në luftën e fundit me mijëra të pa gjetur , me mijëra të vrarë e të masakruar ! Tu kujtojmë se  “dëbimi i shqiptarëve  nga Kosova, para 13 vitesh ishte një skenar  dhe një projekt i ngjashëm me qëllimet dhe projektet e sotshme”. Tu kujtojmë, se ishte politika shfarërosëse e njëjta , sikurse me atë të “Toplicës ” qe e bëri politika serbe kundër shqiptareve, por duke ju falënderuar aleancës shqiptaro -amerikane i shpëtuam atij  projekti të “akademisë  serbe”  dhe ati skenari të tmerrshëm kundër popullit shqiptar të Kosovës !Tu kujtojmë politikajve tanë se politika duhet te zhvillohet ne fusha te barabarta  në përmirësimin e marrëdhënieve  reciproke ekonomike,politike, kulturore dhe ne shume dimensione paralele si dy shtete të barabarta .  Pas çdo bisede me Serbinë,Kosova del më e rrezikuar,ma e nëpërkëmbur, ma e zbehtë…!? Kemi shembullin e Edita Tahirit me Stefanoviqin nga Brukseli…! Në biseda, pala kosovare është inferiore dhe shumë dobët karshi ekipit serb,prandaj është mirë që mos të bisedohet deri sa Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës,e pastaj bisedat mund të vazhdojnë deri në pakufi,pasi nuk rrezikohet as pavarësia as sovraniteti as integriteti i Republikës së Kosovës. Mos të mashtrohemi ne  bisedimet qe planifikohen  nga Serbia  mes  Tadiqit dhe kryeministrit Thaqi  sepse  Tadiqi nuk dallon nga kryekasapi   Millosheviq,qëllimet sa i përket Kosovës i kanë të njëjta,veç mënyrën  dhe  taktiken e realizimit e kanë tjetër !

T’i rikthen Shqipërisë  territoret e  veta,   lugina  e Preshevës,  gjysma e Maqedonisë,  pjesët e banuara me shqiptar në krahinën e Çamërisë në Greqi,ti kthehet gjysma e territorit  të Malit të Zi, qe është e banuar me shqiptare !

Më duhet t’ua përkujtoj analistëve që marrin rolin e funksionarëve zyrtarë politik për këto bisedime  qe të jenë syçelë , po qe të hapen  dhe diskutohet kjo temë  e (ndarjes se Kosovës)  atëherë këtu duhet të  prishen kufijtë e Ballkanit  në tërësi . Këtu duhet të futet në bisedime edhe “Shqiperia në bashkimin e territorit”,  qe padrejtësisht ju aneksuan, po nga baballarët e këtyre  politikajve në Ballkan e në Evropën e sotshme . Atëherë  po qe teatrohet me këto  lojëra ,( t’i rikthen Shqipërisë  territoret e veta,   lugina  e Preshevës,  gjysma e Maqedonisë,  pjesët e banuara me shqiptar në krahinën e Çamërisë në Greqi,ti kthehet gjysma e territorit  të Malit të Zi, qe është e banuar me shqiptarë dhe bashkimi  i Kosovës  me shtetin amë  kuptohet me Shqipërinë). Ky do të jetë një “kompromis qe duhet politika kosovaro-shqiptare ta ndjek pran faktorit ndërkombëtar” , atij serb   dhe pran faktorëve në Ballkan. Asnjëherë në histori, shqiptarët nuk kanë vendosur për kufijtë  e Shqipërisë, pos kur kanë bërë kinse “kompromise të dhimbshme në dëmin e Shqipërisë” nga “kuislingë dhe bashibozuk”, prandaj mos të ndodh edhe kësaj here një rast i ngjashëm…!? Politikanë kosovar, mos u trembeni , ngrehëne  kokën lart  me krenari  dhe mbrone  interesin e kombit, se historia  nuk përsëritet dhe përpiquni t’i ktheni vendit  identitetin,dhe  sovranitetin  e merituar qe me gjak ,mund dhe djersë e meriton ky popull ,një “liri të plotë”.


1 Komente

  1. muhamedi, February 16, 2012:

    O Asllan,po hec mare kshyr punen tonde se ky Qosja qe s merr fort vesh n politik,ksajher ja ka qillu.
    Lej mare ti maqedonin se ato e kan shiptart t veten mas 10-15 vjetve.Lej edhe teritoret tjera se belaja osht ne mes te serbis dhe kosoves.Presheva gjithmon u kon e kosoves.Po ata qe po thojne se osht rrezik s ka lidhje se kjo pun ftillohet vec ne mes te atyne ci jon n bela.Lugina e Presheves n serbi osht si mjalti n mut.Serbt e mitrovices n kosov jon si muti n mjalt.Kurr kosova me serbt e mitrovices smun me shku te para.Bile edhe ata t gracanices kan mi pengu.Heki mare qent se t lehin gjith diten e gjith naten e s t lojn rahat kurr.Heki edhe Preshevart pi mutit se kurr drit smujn me pa.
    Ata byroktrat e jashtem(kurvat)e kthejn qysh t dojn tia spe dishe a

Komentoni