Këshilli i komunës së Tetovës, sot ka miratuar propozim vendimin për ndryshimin e emrit të rrugës “117” në “Dritan Hoxha”. Me këtë vendim, tashmë kjo rrugë do të mbajë emrin e një figure që ka reflektuar në botën mediatike shqiptare dhe më gjerë, por edhe në shoqërinë përgjithësisht.
Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti ka shprehur kënaqësinë e tij të veçantë për emërtimin e kësaj rruge me emrin Dritan Hoxhës dhe ka falënderuar këshillin për miratimin e këtij vendimi.
“Dritan Hoxha, është një personalitet i madh jo vetëm për shqiptarët, por edhe në nivel ndërkombëtar. Ai bëri të mundur që Shqipëria nga një vend i izoluar të kalojë në një vend demokratik. Dritan Hoxha ka dhënë një kontribut të veçantë për demokratizimin e mediave dhe të shoqërisë në përgjithësi”, tha Bexheti.
Sipas tij, është nder i madh që një rrugë e rëndësishme e komunës së Tetovës të mbajë emrin e Dritan Hoxhës.

SHPËRNDAJE