Në lagjen e “Strukarve” ne Fshatin Tërnoc të Bujanocit, u vë gurthmeli për ndërtimin e shkollës fillore 4-vjeçare “Muharrem Kadriu” në këtë pjesë të këtij fshati. Projekti i cili u vë në realizim  do të kushtoj mbi një milion euro projekti  ky që do të  financohet nga Agjencia Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar “ TIKA”, nga Ambasada e Turqisë ne Beograd dhe Komuna e Bujanocit..

Shkruan: Valon BEGZADI

Bujanoc, 18 mars / AIK-Presheva Jonë

 
Në prani të mësimdhënësve, nxënësve, qindra qytetarëve të komunës së Bujanocit, sot solemnisht kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, dhe ambasadori i Turqisë në Beograd Aliriza Qollak dhe përfaqësues të tjerë komunal vunë gurin themeltar të shkollës fillore 4-vjecare “Muharrem Kadriu” në lagjen e “Strukarve” ne Ternoc..

Prefekti Kamberi duke i uruar nxënësit, mësimdhënësit dhe fshatarët e Ternocit për vënien e gurthemelit, ai falënderoi Ambasadorin e Turqisë në Beograd Aliriza Qollak dhe përfaqësuesit e Agjencia Turk për Zhvillim dhe Bashkëpunim ndërkombëtar “ TIKA” për këtë investim madhështor, Kamberi gjithashtu foli dhe për rëndësinë e këtij projekti dhe vetë shkollës.

Në këtë ceremoni madhështore morën pjesë edhe deputeti popullorë në parlamentin e Serbisë Riza Halimi, kryetari i kuvendit komunal, Jonuz Musliu, përfaqësues të pushtetit lokal, drejtorë të shkollave fillore dhe atyre të mesme si dhe arsimtarë e profesorë të shkollës fillore “ Muharrem Kadriu”. Në fillim të këtij programi fjalën hyrëse e mori Valbona Tefiku njëherit drejtoreshë e shkollës fillore “ Muharrem Kadriu” në Tërnoc ku para të pranishmëve zonja Tefiku shprehu falënderimet më të sinqerta të përfaqësuesve Turk për këtë kontribut të dhënë.

Në vazhdim para të pranishmëve ata të cilët shprehën vullnetin e mirë që nxënësit tanë të pasurohen me dijë duke mësuar në një objekt sa më të mirë me kushte të volitshme për mësim , ambasadori Turk Aliriza Çollak dhe përfaqësuesi nga kompania “Tika” Gokqyn Gallkan u shprehën, se ky projekt do të realizohet sa më shpejtë të jetë e mundur në mënyrë që nxënësit e kësaj pjesë të kenë shkollën e tyre më afër. Përfaqësuesit në fjalë, nuk lanë pa përmendur edhe meritën e kryetarit të komunës së Bujanocit Shaip Kamberit për kontributin e dhënë për këtë shkollë që sa më parë të filloi ndërtimi.
Programin në vazhdim e përmbylli një valle me motive argëtuese nga shoqëria kulturore “ Zëri i Luginës” dhe pastaj u bë edhe therja e kurbanit me duanë e imamëve.

SHPËRNDAJE