By Bajrush Morina

Pal Lekaj po mashtrohet keq pas “karramelave” të Kadri Veselit. Njësoj siç u mashtura shefi i tij Ramush Haradinaj pas “tepihut të kuq” të Hashim Thaçit.

Në “tepihun…” e Thaçit rrëshqiti keq Ramush Haradinaj!

Me “karramelat..” e Kadri Veselit do të rrehet keq Pal Lekaj!

 

Pali Lekaj foli mbrëmë në cilësinë e “zëdhënësit” të Kadri Vesleit e të PDK-së. Tha shul shqip: “…Qeveria do të rrëzohet, kjo është punë e kryer!”

Mbase Pali mund të jetë i informuar mirë përdersia është kaq i sigurt se Qeveria do të rrëzohet! Duket se po rrin shpesh me Kadri Veselin dhe po i pëlqejnë shumë “karramelat” e Veselit.

 

Por a do të bie Qeveria dhe kur do të bie Qeveria këtë punë më së miri e dijnë “të mëdhenjtë” në Lagjen Arbëria!

 

Ndërkaq se krejt energjia politike jo vetëm e opozitës po shpenzohet vetëm në rrëzimin e Qeverisë, kjo është një dukuri për analiza mjekësore psikologjike për shumicën e partive politike!

Pra të gjithë angazhohen qysh me rrëzu Qeverinë!

Po a mendon more dikush në këtë vend qysh me ndëtur njëherë diçka apo jemi të prirur veç më rrëzu, me rrënu, me shkatërru!?

Kërkesa për rrëzimin e Qeverisë nuk vjen vetëm nga opozita, diçka që është normale!

Kërkesa për rrëzimin e Qeverisë po dëgjohet edhe nga zyrtarë e deputetë të PDK-së, diçka që është absurde!

Kështu përderisa opozita ka qëllim rrëzimin e Qeverisë me shpresë se pas zgjedhjeve do të jetë pjesë e pushtetit, zyrtarët e PDK-së kërkesën e tyre për prishje të koalicionit e kanë për pikë inati ndaj LDK-së dhe Isa Mustafën.

E thonë haptas (Muja, Buja e të tjerë): Nuk e durojnë Isa Mustafën kryeministër dhe LDK-në në pushtet!

 

 

Por “korit dhe valles” për rrëzimin e Qeverisë po i bashkohen me të madhe edhe disa kolegë gazetarë e opinionistë.

Këta nuk e shprehin haptas inatin e tyre ndaj LDK-së e Isa Mustafës (se janë “gazetarë të pavarur”) por prishjen e koalicionit e arsyetojnë me moskalimin  e Demarkacionit!

Harrojnë se Demarkacioni nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes për koalicionin PDK-LDK dhe nuk e marrin parasysh faktin se nëse Demarkacioni nuk kalon me këtë koalicion cila ëshë logjika dhe shpresa e tyre se do të kalojë në një koalicion të mundshëm për shembul me AAK-në, Nismën apo Vetëvendosjen?

Në analizat “e pavarura gazetareske” dhe në anketat e porositura politike të gjithë (madje edhe Vetëvendosje) PDK-në e renditin të parën ndërkaq LDK-në e rangojnë të tretën apo edhe të katërtën!

Edhe në të gjitha matematikat e koalicioneve të ardhshme politike PDK-në e shohin partner të patjetërsueshme në pushtet!

Pra parashohin koalicionin e mundshëm PDK AAK Nisma, duke e përjashtuar përfundimisht LDK dhe Vetëvendosjen si pjesë të pushtetit!

Shtrohet pyetja: Cila është logjika dhe arsyeja e zgjedhjeve nëse prapë PDK do të jetë pjesë e pushtetit?

A mund të priten ndryshime pozitive në vend nëse prapë PDK është në pushtet?

Unë nuk jam ithtar i zgjedhjeve të parakohshme dhe nuk jam optimist i zgjidhjeve të mira pas zgjedhjeve të parakohshme.

Unë mendoj se zgjidhja më e mirë për vendin do të ishte pa PDK-në në pushtet ndërkaq zgjidhja ideale do të ishte një Qeveri e Kosovës pa PDK-në, pa LDK-në, pa AAK-në, pa Nismën, dhe pa Vetëvendosjen në pushtet!

 

Ramush Haradinaj ka rrëshqitur keq në “tepihun e kuq” të Hashim Thaçit!

Po e shoh Pal Lekajn më “dhëmbë të mpitë” prej “karramelave’ të Kadri Veselit!

SHPËRNDAJE