TEMPERATURA TROPIKALE NË LUGINË TË PRESHEVËS

Korriku kërcënon gjithçka dhe tregon dhëmbët e forcës së tij. Qytetarët organizohen në forma të ndryshme për ta përballuar nxehtësinë enorme në këto ditë.

Preshevë,29 korrik

Në Luginë të Preshevës sot ka përcëlluar dielli dhe vapë shumë e rëndë,me ç’rast temperatura në mesditë ka shënuar rreth 40 gradë celsius mbi zero. Shih për këtë,është shtuar vizita mjekësore të të sëmurëve kronikë,raportojnë burimet tona “Presheva jonë”.

 

Gjendjen edhe më të rëndë e bënë edhe mungesa e ujit të pijshëm nëpër shumë vendbanime të komunës së Preshevës ku mungon furnizimi përmes rrjeteve shoqërore sepse  në këto vendbanime,gjegjësisht fshatra popullata furnizohet përmes puseve që janë në prag të shterjes së tyre,e krejt kjo ka për pasojë mungesën e shiut dhe të reshurave atmosferike. Këto temperatura tejet të larta madje edhe tropikale po vështirësojnë jetën e kësaj popullata më të varfër në Serbi,ku si duket  ky rajon po “ndëshkohet” me forma të ndryshme për tejkalimin e kësaj gjendje tejet të rëndë qytetarët e kësaj treve organizohen me forca të veta për ballafaqimin me këtë stuhi tropikale që  kohë të gjatë nuk mbahet në mend.a.i.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni