Tello: Do të qëndroj te Barça edhe për shumë vite

Sulmuesi anësor i Barcelonës, Kristian Tello, nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra katalonase në një të ardhme të afërt.
Ndonëse kohët e fundit është spekuluar për largimin e 20-vjeçarit drejt Atletiko Madridit, vetë lojtari ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën në “Camp Nou”. “Zërat për largim? Unë kam kontratë me Barçën dhe shpresoj të qëndroj këtu edhe për shumë vite tjera. Nuk ka vend si Barcelona”, ka theksuar Tello. Ai më tej ka përshëndetur transferimin e Xhordi Albës, ndërsa ka thënë se katalonasve do t’iu mungojë i sapolarguari, Seidu Keita. ”Jordi Alba është një lojtar i madh. Ai e bëri paraqitje shumë të mira në Evropian dhe ne e presim krahëhapur. Ndërkaq, Keita ishte një lojtar i madh për ne, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Ai vazhdimisht përkujdesej për një atmosferë pozitive brenda grupit. Sidoqoftë, unë i uroj atij suksese në klubin e ri, megjithëse do të na mungojë shumë”, ka shtuar Tello.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni