Përcjellja e mesazhit për paqe dhe bashkëjetesë, për qetësimin e tensioneve dhe për të mirën e të gjithëve qytetarëve të Maqedonisë është qëllimi i Marshit që organizohet nga iniciativa qytetare “Së bashku për paqe”.

Organizatorët e këtij marshi ftojnë të gjithë qytetarët e vendit që dëshirojnë qetësimin e situatës dhe ngritjes së vetëdijes së përgjithshme për jetë të përbashkët.

“Ideja e këtij marshi për paqe është të tregojmë se me të vërtet jemi shumë më tepër ata që duan të jetojnë bashkë se sa ata që nuk duan të jetojnë bashkë. Pjesëmarrja këtu është individuale, i ftojmë të gjithë qytetarët si individë. Së bashku me familjet e tyre, me fëmijët e tyre, me vëllezërit dhe motrat e tyre, me shokët e tyre të dalin dhe të na përkrahin, të tregojmë se jemi shumë më tepër dhe se ka njerëz të cilët kanë kapacitete dhe kanë dituri e dashuri për ta bërë Maqedoninë më të mirë”, deklaroi Petrit Saraçini nga iniciativa qytetare “Së bashku për paqe”.

SHPËRNDAJE