TË RINJTË NGA PRESHEVA DHE BUJANOCI ME PROGRAM TË RI

Nisma këtë projekt dhe aktivitetet te ardhshem do ta prezentojë në Bujanoc, të hënën, më 30 korrik në ora 11:00 në Press  qendër në Bujanoc,kurse më vonë në të njejtën ditë nga ora 13:00 do të jepet dhe prezentohet programi i Qendrës rinore në Preshevë, në hapësirat e klubit rinorë në Preshevë (Shtëpia e kulturës „Abdulla Krashnica“). Në hapjet solemne të këtij programi do të prezentojë Nikolas Herkules,  Ragmi Mustafa, Hajredin Hyda, Maja Miqiq  etj..

Preshevë,29 korrik

 

Kyçja aktive e të rinjve në jetën shoqërore dhe politike në bashkësitë lokale në Preshevë dhe Bujanoc është detyrë kryesore e Nismës së të rinjve për të drejtat e njeriut (Nismës) në kuadër të projektit “Nisma e shoqërisë civile”. Të rinjve në Preshevë dhe Bujanoc do t’i ofrohet realizimi i praktikës në organizatat e shoqërisë qytetare, ndjekja e kurseve të gjuhëve të huaja, trajnime rreth teknikave te gazetarisë, si dhe punëtori me këshilla në temën “si të fillohet biznes privat”. Në kuadër të këtij projekti të cilin e financon USAID përmes Institutit për bashkësitë e qëndrueshme (ISC), të rinjtë do të njoftohen me principet dhe praktikën e organizatave të shoqërisë civile në kuadër të qendrave rinore. Lidhja e të rinjve nga rrethi i Serbisë jugore dhe moshatarëve të tyre të kyçur në punën e organizatave të shoqërive qytetare dhe mediave nëpër  komunat e tjera në Serbi do të i kontribuojë në rritjen e ndjenjës së përgjegjshmërisë dhe dobinë ndaj moshatarëve dhe gjithë publikut, por gjithashtu edhe forcimin e përgjegjësisë për kyçjen në jetën e bashkësisë lokale.

Ky lloj i qasjes do të i mundësojë të rinjve që të fitojnë aftësitë e nevojshme përmes ndihmës qe më lehtë do të i tejkalojnë dallimet etnike, fetare dhe politike.

Nisma këtë projekt dhe aktivitetet te ardhshem do ta prezentojë në Bujanoc, të hënën, më 30 korrik në ora 11:00 në Press  qendër në Bujanoc,kurse më vonë në të njejtën ditë nga ora 13:00 do të jepet dhe prezentohet programi i Qendrës rinore në Preshevë, në hapësirat e klubit rinorë në Preshevë (Shtëpia e kulturës „Abdulla Krashnica“)

Në hapjet solemne të këtij programi do të prezentojë Nikolas Herkules, menaxher i programit të „Ndërtimit të paqës dhe zhvillimit lokal inkluziv“ (PBILD), Ragmi Mustafa PVD-së, Këshilli Nacional shqiptar dhe Maja Miqiq, drejtoreshë e Nismës. Në solemnitetin e hapjes në Bujanoc të pranishmive do të i drejtohet Ajredin Hida, kryetar i kuvendit komunal të Bujanocit, derisa në Preshevë Riza Halimi, deputeti popullorë dhe Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Preshevës.Këtë projekt financon Agjensioni amerikan për zhvillim ndërkombëtarë (USAID) përmes programit „Iniciativa e avokimit për shoqëri të qyteteruar“ i cili udhëheqet nga Instituti për bashkësi të qëndrueshme (ISC) dhe e implementon Nisma e të rinjëve për të drejtat e njeriut.a.i.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni