Të qëndruarit ulur, rrezik diabeti tek femrat

Femrat që qëndrojnë ulur rreth 7 orë në ditë janë më të rrezikuara nga diabeti sipas një kërkimi shkencor.

Studimi del në përfundim se diabeti prek më shumë femrat që kalojnë më shumë kohë ulur se sa ato aktive pas analizave të testeve të gjakut të vullnetarëve që u vëzhguan.

Por kërkuesit e Universitetit të Leicesterit (Angli) nuk gjetën një lidhje të tillë tek meshkujt.

Diabeti mund të shkaktojë infarkte në zemër dhe probleme me sytë përveç faktit që mbipesha shkakton inaktivitet fizik.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni