Të mallkuarit në Kur’an

Prof.Sevdail JAKUPI, imami xhamisë së Madhe në Preshevë

 

 

Ligjerate e mbajtur ne xhamine Ebu beker es-sidik Presheve

Falendërimi jonë i përket vetëm Allahut të Lartësuar, salavatet dhe selamet tona qofshin mbi Muhamed mustafanë alejhi selam, mbi shokët e tij besnik dhe mbi gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e kijametit.

 

Ligjeratën e ditës së sotit të xhumasë do ta fillojmë me ajetin Kur’anor të sures Er-read :

(E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq). Ky ajet kuranor flet për grupën e njerëzve që e meritojnë mallkimin e Allahut. Ai mallkim i cili vjen prej Allahut është diçka e rëndë për një njeri, grup apo shoqëri. Pra do të flasim për mallkimin që ka përmendur Allahu në Kur’an dhe Pejgamberi alejhi selam në hadithet e tija. Mallkimi në aspektin gjuhësor ka kuptimin që njeriu u largoftë prej mëshirës së Zotit. Pra një njeri që ka bërë diçka të urrejtur, e të tjerët pastaj e mallkojnë me dëshirën që njeriun I cili bëri krimin mos ta kape asnjëherë mëshira e Allahut.

Secili njeri ka nevojë për mëshirën e Allahut, por disa prej njerëzve aq shumë I bëjnë dëm dikujt saqë e meritojnë që mos të ken hise në mëshirën e Allahut. Këtë mallkim që po flasim ne, nuk kemi përqëllim që të mallkojmë ndokend prej besimtarëve, por qëllimi I gjithë kësaj është që të ruhemi prej mallkimit të Allahut dhe të Pejgamberit alejhi selam.

Me fjalë të tjera Allahu Fuqiplotë dhe Pejgamberi alejhi selam disa njerëz të caktuar I kanë mallkuar me plot kuptimin e fjalës. Andaj ne si besimtarë e kemi për borxh të dijmë se cilët janë ata njerëz apo grupe që e kanë merituar mallkimin e Allahut azevexhele mbi të gjitha tek besimtari gjendet ymyzi i madh që vërtetë Allahu me mëshirën e Tij do ti fale gabimtarët. Allahu thotë në Kur’an : (Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!).

Edhe në hadithe të shumta të Pejgamberit alejhi selam përmendet mallkimi, por mallkimi i ndaluar është ai i besimtarëve ndaj besimtarëve. Pejgamberi alejhi selam ka thënë në një hadith : (Mallkimi I besimtarit është sikur vrasja e tij, e kush vret një besimtar në dunja, do të dënohet për te në Ahiret).

Pra mallkimi i një muslimani apo muslimane është e ndaluar, përveç nëse ai apo ajo bëjnë punë që i kanë mallkuar Allahu dhe Pejgamberi I Tij alejhi selam

Prej atyre që Allahu i ka mallkuar në Kur’an është Iblisi apo shejtani. Kjo krijesë e Allahut e ka merituar mallkimin e Zotit, shkaku i gjynahit të madh që e bëri kur e theu urdhërin e Allahut. Iblisi Allahu e mallkoftë, u bë i pari i cili e theu urdhërin e Zotit dhe nuk i ra në sexhde Ademit alejhi selam këtë gjë e ka përsërit Allahu disa herë në Kur’an.

(Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej engjëjve u thamë: “Bëni sexhde për Ademin”. Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde). Kjo nuk ishte vetëm armiqësi me Ademin alejhi selam por ishte një kundërshtim I hapur I Iblisit ndaj Allahut të Gjithfuqishëm. Pra Iblisi meritoi malkimin e Allahut për thyerjen e urdhërit të Zotit. Me fjalë tjera çfarëdo lloj urdhëri ti jepte Allahu Iblisit ta kryejë, ai do ta punonte nëse I konvenonte, e nëse jo do të gjente shkas për mos ta kryer ate. E për te Allahu tha në Kur’an:

(Vërtet, mallkimi kundër teje qoftë deri në ditën e gjykimit”.)

Mallkimi që ka kapur Iblisin vjen si rezultat i hidhërimit të madh që kishte Allahu mbi te. E gjitha punët që bën Iblisi vërtetë janë që meritojnë hidhërimin e Allahut dhe mallkimin e Tij. Ai fton krijesat që të thejnë urdhërin e Allahut, ai fton krijesat që mos ta besojnë Zotin, ai mëson për vrasjen e njëri-tjerit, ai thërret për mendjemadhësi, ai mëson për krime e keqtrajtime, ai nxit dëshira të këqia tek njerëzit, derisa ata që e dëgjojnë bëhen si kafshët.

Përkundër gjithë kësaj, disa njerëz kanë dal në shesh dhe kanë themeluar sektin Satanizëm apo shejtanizëm, që buron nga kisha katolike. Ashtu që nga viti 1966 haptazi një prift e themeloi këtë sekt dhe shkroi një libër me rregulla se si mu bo shejtan. Ashtuqë ky grup sot numëron pjesëtarë dhe janë nën ombrellën e shejtanizmit. Satanistat kanë arritur edhe tek mesi i muslimanëve, sepse ky numërohet sekt i ri, e shumë njerëz kanë dëshirë ti provojnë gjërat e reja, e pastaj ngulfaten në te. Për ta kanë folur edhe prijsat fetar qofshin musliman apo krishter dhe që të gjithë janë deklaruar se ate që bën ky sekt nuk është e pranueshme.

Ata mblidhen nga njëherë në vit dhe zgjedhin njërin prej tyre dhe e sakrifikojnë, e mbysin, ashtuqë shejtani mos ti bëje dëm të tjerëve. Pra nëse mbytet një njeri i tyre, shejtani ska çka i bën të tjerëve. Kjo pra është filozofia e tyre e myktë. Ithtarët e këtij grupi janë nga profesione dhe shkallë të ndryshme. Ka në te këngëtarë të njohur në botë, futbollista ttë njohur të botës, pasanika të mëdhenj, besa ka edhe politikanë të njohur në arenën ndërkombëtare në mesin e këtij sekti. Dikush nga mesi jonë gojën plot ka me thanë : o hoxhë dynjaj mbi 6 miliard, mora me pas në to çka mos. E vërtetë sikur mos të ishin afruar afër neve muslimanëve. Ata i kemi shumë afër, në prag të derës i kemi, e si tia bëjmë nëse edhe hynë tek shkollat tona apo në shtëpitë tona. Sepse fëmijte e tanë e kqyrin futbollin, e degjojnë muzikën, e nëse dëgjojnë se këngëtari i tij apo futbollisti i tij i takon atij sekti si do të ndalet pastaj. Allahu thotë :

((Përkujto) Kur u thamë engjëjve: “Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet”. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!).

Pengesat e Iblisit ne veç po i shohim çdo ditë, njerëzimi më shumë i shkon për qejfi shejtanit se sa që i shkon besimit në një Zot dhe urdhërave të Allahut. Njerëzit sot pak besojnë në Allah, njerëzit pak bëjnë mirë e më shumë bëjnë keq, njerëzit vriten sot mes njëri-tjetrit për ujë, për naftë, për pushtet e për femra, njerëzit bëjnë gjërat më të fëlliqura që as mendja nuk mund ti shkoj njeriut se do të kishin mundësi me ndodh ato në mesin e njerëzimit.

Allahu thote : (E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hidhen në të. Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) e djallit). Përfundimi Iblisit dhe ushtrisë së tij që ftojnë për sherr e për keq do të jetë vetëm Xhehenemi, ku në te do të jenë ata përgjithmonë. Ndërsa ata që dëshirojnë të arsyetohen se vërtetë ata kanë qenë të detyruar prej Iblisit ti bëjnë gjërat e këqia në DUNJA, atyre Iblisi do tu thotë një fjalë shumë të thjeshtë.

Allahu e përshkruan këtë në Kur’an : (Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua).

 

Allahu na ruajtë nga kurthat e shejtanit dhe ne shpëtoftë prej dënimit të Xhehnemit.

 

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni