Të dhënat tronditëse, burgjet maqedonase të mbushura me shqiptarë!

largea-prison1381396473​Në Maqedoni, burgjet vlojnë nga numri i madh i shqiptarëve të dënuar. Shqiptarët e dënuar janë rritur sidomos pas konfliktit të armatosur të vitit 2001, më të shumtët me veprën penale”terrorizëm”.
Kjo vepër penale konsiderohet në Maqedoni si një vepër e rëndë dhe dënohet deri nëburgtë përjetshëm.

Mes të burgosurve ka shumë ish-ushtarë të UÇK-së.

Opinioni i gjerë i di mirë dënimet për civilët e Brodecit, Sopotit, dënimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së për vënien e bombave në Kumanovë dhe hekurudhën që lidhet me Serbinë, dënimi me burgim të përjetshëm për dy qytetarë të fshatit Haraçinë, dënimi për ish-pjesëtarët e Rakovecit, dënimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së nga Tetova, Ibrahim Sulejmani, gazetarin kumanovar Agim Behluli i dënuar po ashtu për terrorizëm, por edhe shumë raste të tjera që kanë çuar në burgkryesisht ish-pjesëtarët e UÇK-së.

MPB e Maqedonisë është shndërruar në një njesit hakmarrës ndaj shqiptarëve, duke torturuar e burgosur qindra e mijëra shqiptarë. /albeu.com/


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni