Profesori i shkencave Islame të Egjiptit dr. Ahmed Krejmah ka theksuar ditë më parë se numri i ateistëve kohëve të fundit është në rritje në Egjipt. Ai ka thënë se si rezlutat i dhunës dhe gjakderdhjes së shkaktuar në mesin e muslimanëve si dhe fetvave të pakontrolluara është bërë shkas që numër i madh i muslimanëve të deklarohen si ateist.

Dr. Krejmah ka thënë se të ashtuquajturit “selefistë” janë një nga shkaktarët e rritjes së numrit të ateistëve, sepse të rinjtë po e shohin që ata kanë sjellur një Islam të ri dhe të panjohur më parë në shoqërinë e tyre. Dr. Krejmah u ka bërë thirrje mësuesve të “selefizmit” që t’i kthehen Islamit real dhe të heqin dorë nga komentimi dhe interpretimi i gabuar dhe i dëmshëm i fesë, transmeton alarabia

SHPËRNDAJE