Taxhikistan: Lirohet gazetari i BBC-së

Prokurori i përgjithshëm i Taxhikistanit tha se ka urdhëruar lirimin e një gazetari të BBC-së, i burgosur muajin e kaluar nën akuzat se i takon një grupi të ndaluar islamik.

Prokurori Sherkon Salimzoda tha se Urunboi Usmonov është liruar me kaucion, por ai edhe më tej përballet me përndjekje penale.

Usmonov është arrestuar muajin e kaluar nën akuzat se i takon grupit të ndaluar Hizb-ut-Tahrir.

Kolegët e tij thonë se lidhja e Usmonovit me atë grup ka pasur të bëjë me punën e tij si gazetar.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni