Pas zgjedhjes së projektit Transadriatik të BP për transitin e gazit nga Azerbajxhani në Evropë, kanë nisur studimet e para në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë në veri të qytetit të Vlorës.. lajmi bëhet i ditur nga drejtues të gazsjellësit TAP. Qëllimi i studimit ka të bëjë me mbledhjen kampion të dheut të fundit të detit afër bregdetit shqiptar përgjatë kursit së planifikuar të gazsjellësit.

Studimi i fundit të detit po kryet nga projekti TAP me mbështetjen e nënkontraktorit D’Appolonia, lider italian në inxhinieri. Sipas menaxherit të TAP për Shqipërinë, Albert Haak, analiza gjithëpërfshirëse e fundit të detit është e nevojshmë për TAP në mënyrë që të vendosi kursin e saktë në thellësi të gazsjellësit dhe gjithashtu për të punimet e mëtejshme inxhinierike të gazsjellësit. TAP ka përfunduar një studim të ngjashëm të fundit të detit në detin Adriatik, në Itali, pranë San Foca.

TAP, i cili është një nga projektet e Korridorit Jugor të Gazit, është projektuar për të transportuar gaz nga rajoni Kaspik nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, përmes detit Adriatik për në jug të Italisë dhe më tej drejt Evropës Perëndimore.Gazi që do të prodhohet gjatë fazës së dytë të zhvillimit fushës të Azerbajxhanit, Shah Deniz me gaz të kondensuar, konsiderohet si burimi kryesor për TAP.

Së fundi konsorciumi Shah Deniz e bëri TAP një kurs prioritar për eksporin e gazit azer në Itali. Aksionerët e TAP janë EGL e Zvicrës (42.5%), Statoil e Norvegjisë (42.5) dhe E.ON Rughrgas e Gjermanisë (15%). Gjatësia totale e gazsjellësit është rreth 800 kilometra. Kapaciteti fillestar i gazsjellësit të TAP do të jetë 10 miliardë metër kub në vit, e zgjerueshme deri në 20 miliardë metra kub në vit.

SHPËRNDAJE