Ceballos ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me Los Blancos. Ai do të jetë i lirë deri me 21 korrik, derisa më pas do t’i bashkohet ekipit në turneun parasezonal.
Dani Ceballos do të zyrtarizohet sot si futbollisti më i ri i Real Madridit, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Sipas të përditshmes madrilene, Ceballso tashmë ndodhet në Madrid. Ai ka ateruar mbrëmë në ora 21:30 dhe sot pritet t’i japë fund pritjes së gjatë, duke u zyrtarizuar te Reali.

Lojtari ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me Los Blancos, që do ta mbajë në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2023.

AS shkruan se lojtari do të jetë i lirë deri me 21 korrik dhe më pas do t’i bashkohet ekipit në turneun parasezonal.

Për lojtarin ishte e interesuar edhe Barcelona, por talenti spanjoll preferoi Realin.

SHPËRNDAJE