Rreth orës 11 e 30 në Zubin Potok ka filluar takimi mes përfaqësuesve të KFOR-it dhe serbëve lokalë, ku do të diskutohet rreth heqjes së barrikadave në Jegenicë dhe përreth kësaj pjese, kanë bërë të ditur burime të Kosovapressit.

Sipas këtyre burimeve, kryetari paralel i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq, i cili po i përfaqëson serbët në këtë takim, paraprakisht është konsultuar rreth dy orë me kryetarët paralel të tri komunave tjera të veriut, për vendimet e “banorëve serbë” që duhet KFOR-i t’i plotësojë.

“Janë kushte që edhe më herët i janë propozuar KFOR-it nga ana e banorëve serbë të cilat ata nuk i kanë pranuar, andaj vështirë se do të arrihet ndonjë zgjidhje”, kanë thënë burimet, duke shtuar se barrikadat do të vazhdojnë të qëndrojnë përkundër apelit të kryetarit serb Boris Tadiq për heqjen e tyre.

SHPËRNDAJE