Takimi Thaçi – Daçiq me 18 shkurt

Rundi i ri i dialogut të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq është caktuar të mbahet më datë 18 shkurt  pasdite në kabinetin e përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme të BE Catherine Ashton. Kështu kanë bërë të ditur për Indeksonline burime nga Brukseli.

Sipas këtyre burimeve, takimi do të zgjasë dy deri në tri ditë.

Tema kryesore do të jetë diskutimi për Veriun e Kosovës.

Ky do të jetë takimi i pestë Thaçi – Daçiq. /Indeksonline/


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni