Këto ditë në Zvicër po qendron një delegacion i Parlamentit të Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Kryeparlamentari J. Krasniqi, në përbërje të të cilit ishte edhe Deputetja nga radhet e LDKsë T. Sahatçija, njëkohësisht edhe nënkryetare e LDK. Ky delegacion ishte i ftuar nga Parlamenti zvicëran dhe pati takime të nivelit më të lartë në Zvicër, ku pos Kryetarit të parlamentit u takua edhe me përsonalitete me peshë në politikën federale të Zvicrës.

 
Në kuadër të takimeve me bashkatdhetarët z. Teuta Sahatçija zhvilloj një takim edhe me Kryesinë e Degës së LDK në Zvicër. Takimi u mbajt në Egerkingen ku z. Haki Latifi kryetar i Degës së LDK me kryesinë priti zonjën Sahatçija dhe zhvilluan një takim pune në të cilin Kryetari e njoftoj për së afërmi me punën dhe aktivitetin e kësaj Dege në Zvicër. Ai pos tjerash tha se Dega e LDK në Zvicër bashkë me bashkatdhetarët dha një kontribut të veçantë brenda këtyre dy dekadave dhe sivjet feston 22 vjetorin e saj me një punë të suksesshme në të gjitha lëmitë dhe sidomos në ndihmën që dha për Kosovën tërë kësaj kohe para, gjatë dhe pas lufte.
Në bisedën e zhvilluar kërkuan që kjo degë dhe të gjithë bashkatdhetarët duan të jenë pjesë e zhvillimit të Kosovës, pasi nëse në rrethanat tjera e kishte për obligim ta ndihmonte shtetin e kosovës sot ka obligim për fuqizimin e tij. Latifi ceku se nuk është i kënaqur me diplomacinë kosovare të instaluar në Zvicër.
Ata – tha ai, po e anashkalojnë këtë aktivitet dhe nuk po respektojnë punën e tyre, se këtu janë për të gjithë qytetarët e Kosovës, por në mënyrë selektive po udhëhiqen nga parime sektare dhe po izolohen nga aktivistë të cilët të thuash bajtën barrën kryesore në organizimin e mërgatës në Zvicër, të cilët shtetin helvetik krijuan imazhin e çartë të Kosovës për demokraci e liri tërë kësaj kohe.
Shqetsimet e veta paraqitën edhe sekretari i Degës së LDK Ismet Krasniqi, pastaj antarët e kryesisë Hamzë Morina, Saim Tahiraj, Shaqir Shala etj.
Pasi dëgjoi me vemendje përfaqsuesit e Degës së LDK –së, z.Teuta Sahatçija u prezentoj atyre punën e LDK në Kosovë dhe qëndrimet e fundit të saj të marra në Konventën e para disa ditëve, ku u vendos për vazhdimin e kursit të kësaj partije bazuar në filozofinë e të madhit President  Dr. Ibrahim Rugova, për disa ndryshime në Statut dhe disiplinimin e partisë duke u bazuar në partitë simotra të qendrës së djathtë evropiane. Ajo tha – se në shtypin tonë të verdhë përditë mund të lexoni banalitete dhe shpifje për strukturimin e kësaj partije, por e vërteta është se LDK po përgaditet të marrë me përgjegjësi pushtetin, po konsolidon rradhet e veta dhe po i kthehet namit të dikurshëm si parti që ka simpati në tërë Kosovën. Duke parë se pushteti aktual po e zhyt vendin përditë në krizë morale me korrupsion të lartë, me pjesmarrje në krim të organizuar, me ekonomi të rrenuar kjo parti e ka obligim që të thërras qytetarin për t ja besuar pushtetin dhe këtij vendi t i kthejë dinjitetin e nëpërkëmbur. LDK po përgatitet për këtë mision pasi po shef simpatinë e qytetarit të Kosovës pas rrenimit total nga qeveritaret të cilët interesin e shtetit e kontrabanduan për interesa përsonale të pushtetit të tyre. Ata po shofin përditë që këta pushtetarë po pasurohen derisa zhvillimi i vendit dhe mirëqenja e qytetarëve po rrënohet totalisht.
Meqë kishte rastisur që takimi po mbahej me 8 Mars, kryesia e LDK së në fund e përgëzoj zonjën me një tufë lulesh për festën nënave dhe ja dhuroj edhe Monografinë e degës në të cilën shifet konkretisht puna e madhe e kësaj Dege në këto dy dekada.
Duke falenderuar për dhuratat që mori ajo u zotua se do të jetë zë i fortë në përkrahjen e kësaj dege në parti dhe në përgjithësi të mërgatës në parlament për ta bërë ate pjesë të vendimeve të atdheut. Sepse dihet çartë se ju ishit ata që e deshët më me shpirt atë vend dhe dhatë kontributin më të çmuar jo vetëm para lufte por edhe në luftë dhe kjo duhet të shpërblehet.

SHPËRNDAJE