Tahiri:Faleminderit të gjithëve që i dhanë krenari Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm në detyrë, Saimir Tahiri deklaroi sot se nuk kam aq fjalë sa të falenderoj sa duhet seicilin prej jush për mbështetjen, por kam aq fuqi sa mos e harroj kurrë e të perulëm gjithmonë me respekt.

 

Në një postim faqen  e tij ne Facebook, pasditen e së hënës, Tahiri shprehet se “Kam punuar kaq kohë e sot kam plot arsye të jem krenar për Policine e Shtetit. Për vajzat dhe djemtë, burrat dhe gratë që nuk kanë mundësi mjaftueshem ta thonë publikisht sa shumë mundohen për vendin tonë. Sot flet puna e secilit prej tyre. Sot pas çdo uniforme, ka njerëz të shkëlqyer që shërbejnë me pasion. Ka punë plot përpara, por kthim pas nuk do ketë dot”.

 

“I falenderova për gjithçka kanë bërë e për gjithçka janë në gjendje të bëjnë sot e gjithmonë. E do i falenderoj gjithmonë :).Faleminderit të gjithë djemve dhe vajzave, grave dhe burrave që i dhanë krenari Policisë së Shtetit.Sot ia vlen më shume së kurrë, dhe nuk jam i vetmi qe jam krenar me ju #BRAVOCUNAEGOCA :)#POLICIAQEDUAM”, shkruan Tahiri, duke postuar edhe një vidio, pjesë e takimit me stafin dhe drejtues të Policisë së Shtetit.

 


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni