Tahiri përkrah memorandumin e UDSH për mbështetje financiare Luginën nga Prishtina…

 

Zëvendëskryeministrja Republikës së Kosovës Edita Tahiri ka pritur në një takim përfaqësues të partisë Unioni Demokratik Shqiptar nga Lugina e Preshevës përkatësisht Kryetarin e kësaj partie z. Rahmi Zylfiu me bashkëpunëtorë. 

 

 

Tahiri përkrah memorandumin e UDSH për mbështetje financiare Luginën nga Prishtina dhe Tirana

 

Prishtinë, 27 prill

Në kuadër të takimit të sotëm mes delegacionit të Unionit Demokratik Shqiptarë (UDSH) të prirë nga z.Rahmi Zulfiu i shoqëruar me Dr.Mejdi Zeqirin kryetar i degës në Bujanoc si dhe sekretarin e këtij subjekti z.Hamdi Fejzullahun me Dr.Edita Tahirin, u trajtuan problemet aktuale që po ballafaqohen qytetarët e Luginës së Preshevës së fundi, probleme këto të tashmë të njohura sikur  cëshja e nostrifikimit të diplomave, polisat e sigurimit dhe probleme tjera të cilat pritej që të përmes dialogut presin të zgjdhen, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

 

 

Temë e këtij takimi ishte gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe zhvillimet e fundit atje, poashtu u bisedua për efektet e marrëveshjeve teknike të arritura në Bruksel në përmirësimin e jetës së shqiptarëve atje.

 

 

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri premtoi angazhim të Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbështetje të drejtave etnike të shqiptarëve dhe për këtë tha se Serbia duhet që patjetër të respektoj të gjitha të drejtat etnike dhe politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës konform standardeve ndërkombëtare.

 

 

Gjithashtu Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se i takon dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë që të angazhohen që të ndihmojnë në forma të ndryshme shqiptarët e Luginës së Preshevës përfshirë edhe format financiare me qëllim që të zhvillimit ekonomik dhe perspektivës demokratike për shqiptarët e luginës së Preshevës.

 

Duke i njoftuar për marrëveshjet e arritura në Bruksel, Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se njohja reciproke e diplomave universitare është një  ndihmesë e madhe për ta sepse për herë të parë studentët shqiptarë të asaj pjese të cilët studiojnë në Kosovë do të kenë mundësi të punësohen dhe vazhdojnë studimet në vendlindjet e tyre.

 

 

Zëvendëskryeministrja Tahiri foli poashtu për rëndësinë e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe angazhimet për  heqjen e tarifave të sigurimit të automjeteve që po e vështirëson lëvizjen e lirë të qytetarëve. Ajo tha se qëndrimi i Qeverisë së Kosovës ka qenë për zgjidhje në favor të qytetarëve dhe se për shkak se Serbia ka insistuar për tarifa të larta atëherë Kosova është përgjigjur me reciprocitet.  Por angazhimet e Qeverisë së Kosovës janë intensifikuar për uljen ose eventualisht heqjen e tyre dhe jemi të përkushtuar që sa më shpejtë të zgjidhjet kjo çështje në favor të qytetarëve.

 

Nga ana e tij, Kryetari i UDSH-së Zylfiu tha se subjekti i tij politik angazhohet fuqishëm për realizimit e të drejtave legjitime të komunitetit shqiptarë atje dhe reciprocitet të të drejtave sikurse komunitetet tjera në rajon. Ai u shpreh i kënaqur që Qeveria e Kosovës po angazhohet për përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai po ashtu falënderoi zv.kryeministren Tahiri për marrëveshjet e arritura në dialog duke thënë se ato kanë efekte pozitive për mirëqenien e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

 

“Mështeja  finciared për Luginën  fundja ky është një obligim si nga Kosova  ashtu edhe nga Shqipëria e sidomos nga Kosova, pasi që në Pavarësimin e Kosovës ka hise edhe Lugina e Preshevës e cila ka dhënë një kontribut të madhë dhe të pamohueshëm…” i ka deklaruar pas takimit  znj.Edita Tahiri agjencisë informative kombëtare “Presheva Jonë”


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni