Zv.kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri i është kundërpërgjigjur Albin Kurtit, pasi ky i fundit i kërkoi të jepte dorëheqje dhe të tërhiqej nga bisedimet me Serbinë.

Zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se “Kurti duhet të mësohet të sillet si lider dhe të transformohet nga prijësi i Vetëvendosjes në kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme”.

Tahiri ka shkuar edhe më tej, duke i kërkuar Kurtit të bëhet pjesë e bisedimeve, nëse dëshiron të jetë i informuar për çdo gjë.

Përsa i përket çështjes tjetër të bërjes publike të transkripteve të bisedimeve Tahiri është shprehur se “nuk mund të bëhen publike të gjitha transkriptet, sepse është çështje e rregulluar ndërmjet delegacioneve të të dy shteteve”.

Gjatë javës, ajo u ftua të raportojë para Komisionit për Politikë të Jashtme, komision ky që udhëhiqet nga Albin Kurti, ky i fundit prej kohësh ka deklaruar se këto bisedime nuk janë në favor të Kosovës, por të Serbisë, e për këtë arsye gjate gjithë kohës Kurti ka kërkuar ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë.

SHPËRNDAJE