SUSPENDOHET ekstradimi i Sh.N. në Serbi

Ka njoftuar sot agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” avokati i Sh.N. z. Jacques Barillon në Gjenevë. që sipas  tij  “për mu dhe kolegun tim Tirelli Ludevik një ankesë të tillë e kemi bërë  të mërkuren e kaluar pranë Gjykatës Federale në Bernë..Sepse Sh.N.  gjatë asaj periudhe kur Serbia e akuzon atë,  ai  ka qenë i pranishëm në Maqedoni dhe se ai ndicet nga  drejtësia serbe  për shkak të opinioneve të tij politike, racës, fesë apo përfshirjes së tij në një grup të veçantë shoqëror…”


Gjenevë, 30 dhjetor/ AIK-presheva Jonë
“Ekstradimit në Serbi të Sh.N. i akuzuar nga autoritetet në Beograd për “krimet lufte” të kryera në vitin 1999 si anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është pezulluar…” tha z, Barillon sot për agjencinë  informative « Presheva Jonë » “Për mu dhe kolegun tim Tirelli Ludevik një ankesë të tillë e kemi bërë  të mërkuren e kaluar pranë Gjykatës Federale në Bernë..Sepse Sh.N.  gjatë asaj periudhe kur Serbia e akuzon atë,  ai  ka qenë i pranishëm në Maqedoni dhe se ai ndiqet nga  drejtësia serbe  për shkak të opinioneve të tij politik, racës, fesë apo përfshirjes së tij në një grup të veçantë shoqëror…” pohon në vazhdim avokati Barillon. Siq kemi njoftuar zoti Barillon  bashkë me kolegun e tij  z. Tirelli Ludovik janë mandatuar për dosjene Shemsi Nuhiut.

Nga avokatët e lartpëmenrdur të Sh.N. mësojmë nga kabineti i avokatit Barillon se ai shpallet i pafajshëm sepse gjatë asaj periudhe kur Serbia e akuzon atë,  ai  ka qenë i pranishëm në Maqedoni. I konsideruar nga Beogradi si shtetas i Serbisë, në kohën kur është arrestuar ai ne prill në Vevey të kantonit Vaud ai është deklaruar so kosovare, për cka edhe posedon pasaporte të atij shteti.  Ndërsa, më 29 nëntor të ketij viti Gjykata Federale Penale la në fuqi vendimin për ekstradimin e tij të marra nga Zyra Federale e Drejtësisë. Por, gjykatësit e lartëpërmendur kanë suspenduar ekstradimin e Sh.N. drejt Serbisë, për shkak se se ai ndicet nga  drejtësia serbe  për shkak të opinioneve të tij politike, racës, fesë apo përfshirjes së tij në një grup të veçantë shoqëror.  Ankesa e fundit e paraqitur në Gjykatën Federale ka ofruar një mundësi të kufizuar për të kundërshtuar ekstradimin e tij. Çështja duhet të konsiderohet si një rast “veçanërisht i rëndësishëm”.

 

Nën organizimin  e  Shoqatës “Vatra” në bashkëpunim me OVL të UÇPMB-së të mërkuren e kaluar u mbajt  protesta para ambasadës zvicerane në Prishtinë për të kundërshtuar esktradimin evetual të qytetarit të Kosovës Shemsi Nuhiut në Serb. Do theksuar se para kësaj proteste në Prishtinë, ditë më parë Bernës zyrtare ju është dorëzuar një  peticion i nënshkruar nga 5.200 persona kryesisht, shqiptarë, zviceranë dhe të tjerë të cilët  kundërshtojnë ekstradimin e tij në Serbi.

 

Rreth kësaj afere një gjë është e sigurt, siq  ka phuar  edhe shefi për komunik nga Zyra Federale e Drjetësisë  (OFJ) z.Falco Gali për agjencinë “Presheva Jonë” se për fatin e Sh.N. mund të dihet vetëm pas muajit prill të vitit të ardhshëm, dmth, pas një viti që kur është arrestuar kosovari në Vevey të Zvicrës nga policia zvicerane sipas një kërkese të ambasadës serbe në Bernë.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni