Publicisti dhe drejtorit i Klubit për Politikë Jashtme Veton Surroi, në emisionin “Rubikon” të KTV sonte, epilogun e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë e ka quajtur shumë të dëmshëm për Kosovën dhe të ardhmen e saj në Bashkimin Evropian dhe në OKB-ë, ndërsa shumë të dobishëm për Serbinë.

 

Ai ka thënë se gjithë koj ka ndodhu pasi që tërë procesi i dialogimit ka filluar pa kornize, ka vazhduar pa kornizë dhe ka përfunduar me një ritëm që nuk është pjesë e proceseve që po ndodhin në Kosovë. Dhe kështu është bërë,  ka thënë ai,  me qëllim që Serbisë t’i mundësohet marrja e statusit të kandidatit anëtarësim në BE.
Surroi, pasi ka theksuar se asnjë marrëveshje nga të gjitha këto që tani po deklarohen të arritura, nuk janë nënshkruar nga asnjë palë, as nga Kosova, as nga Serbia dhe as nga lehtësuesi i BE, Robert Cooper dhe që është edhe më keq, asnjëra nga këtë marrëveshje nuk ka kaluar nëpër Kuvendin e Kosovës. Për këtë arsye Surroi marrëveshjet dhe  dialogun me të gjitha konkluzat në përfundimin e tij i ka quajtur një sui generis tjetër për Kosovën që në të ardhmen nuk mund të kalojnë pa pasoja për vendin. Ai ka saktësuar s dhe për biseda që kanë zgjatur gati një vit, vetëm i kanë sjellë sukses Serbisë ndërsa vetëm delegjitimitet Kosovës.

 

Duke e shpjeguar këtë Surroi ka thënë se nëse pas mendimit të mendimit të GJND-së me Deklarata që u nxor në OKB e që megjithatë ishte në favor të Serbisë, Kosova si “problem” nga OKB i ishte “deleguar: Bashkimit  Evropian pse kjo nuk u shfrytëzua. Këtë fakt, qeveria nuk e shfrytëzoi, dhe nuk pati asnjë iniciativë, sepse  Qeveria ishte  më e përkushtuar për përfitime të veta e korrupsion sesa për  të zgjidhur probleme e Kosovës, prandaj edhe pranonte gjithë ato kompromise për tabelat për dokumentacion.
Publicisti dhe drejtori i KPJ-se është i bindur se me këtë marrëveshje është ringjallur Rezoluta 1244 e cila nuk definon statusit e  Kosovës për këtë arsye zoti Surroi thekson se janë të paevitueshme bisedimet e reja ndërmjet Kosovës e Serbisë në të cilat Kosova do jetë në pozita shumë më të dobëta. Në konstatimin e udhëheqësit të emisionit se marrëveshjet janë përkrahur dhe  përshëndetur nga fuqitë botërore, Surroi ka thënë se kudo në botë përkrahet dialogu, por ka shtuar se si rezultat i kësaj marrëveshjeje, Serbia që nga java  ardhshme do të ketë marrëveshje më cilësore me BE – ndërsa Kosova do të detyrohet të vazhdojë negociatat edhe për veriun e edhe për çështje të tjera. Në fund të këtij procesi, ka thënë Surroi” do të fillojë procesi tjetër, ai për veriun dhe në të Serbia do të jetë shumë më e fuqishme.
Dhe e gjithë kjo mund të duket normale dhe ndoshta edhe e suksesshme për një qeveri që në pushtet ka ardhur me vota të vjedhura e në pushte qëndron vetëm për përfitime të veta. Duke folur për akuzat  e ambasadorit Dell për partitë politike që kanë kundërshtuar fusnotën, Surroi ka thënë se kjo është në gjuhë diskualifikuese që kujton gjuhën e kamishave në Kuvendin e Kosovës. Ai është angazhuar për një gjuhë racionale në Kuvend e në politikë dhe kundër një gjuhe apriori eliminuese me termat “anti” e “armik”.(Koha.Net)

SHPËRNDAJE