Aurela Gaçe e cila përfaqëson Shqipërinë këtë vit në Festivalin Europian ka bërë në Duseldorf të Gjermanisë provën e parë në skenë. Aurela u shfaq në skenë e shoqëruar nga Bledar Sejko në kitarë, bateristi Emiljan Dhima dhe nga 3 shoqërues të cilët jetojnë në Gjermani. Prova e parë në skenë ishte shumë e suksesshme.

Zëri i fuqishëm i Aurelës tërhoqi vëmendjen e gjithë gazetarëve. Përveç zërit të fuqishëm në skenë nuk mungoi as zjarri i cili u përdor si efekt në skenën e madhe të arenës së Dusseldorfit. Element tjetër në skenë ishte edhe tymi. Në sfond shfaqet në formë grafike shqiponja, e cila ishte prezente edhe në videklipin e këngës. Kënga e Shqipërisë do të këndohet e treta në natën e parë gjysëm finale, më 10 maj në Duseldorf të Gjermanisë.

SHPËRNDAJE