Sipas një raporti të ri nga Fondacioni World Wide Web, qytetarët dhe qeveria e Suedisë janë më të mirët në optimizimin e Uebit.

Shtetet e Bashkuara radhiten në vendin e dytë, që përcillen nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe Finlanda.

Tunizia dhe Rusia ishin në mesin e listës që radhiti 61 shtete, duke marrë pozitat 30, respektivisht 31. Në pjesën e poshtme të listës ishin Zimbabve dhe Jemeni.

Indeksi i Uebit është i pari që krahason përdorimin, qasjen dhe ndikimin e internetit në rreth 61 shtete në mbarë botën.

Rezultatet e raportit ishin paraqitur online gjatë ditës së mërkurë dhe nëse keni kohë, ju këshillojmë që t’i shihni. Ka mjaft të dhëna brenda, por mund të shihni se si shtetet e përdorin internetin në forma të ndryshme.

Për shembull, Shtetet e Bashkuara u radhitën në vendin e dytë sepse kishin një numër më të vogël të shtëpive për kokë banori që kishte një kompjuter personal në krahasim me shtetet e shumta duke përfshirë Kanadanë, Japoninë, Irlandën dhe Norvegjinë.

Në anën tjetër, raporti gjeti që qeveria e Shteteve të Bashkuara bën një punë të mirë bashkëpunimi për shpërndarje të informacioneve përgjatë Uebit dhe që ka mjaft përmbajtje në Ueb që mund të përdoret nga amerikanët.

Fondacioni Word Wide Web ishte themeluar nga Tim Berners-Lee i cili shpiku Word Wide Webin në vitin 1989. Ai e themeloi atë në vitin 2009 për ta bërë Uebin më të gatshëm dhe më të përdorshëm nga më shumë njerëz në botë.

Fondacioni thotë në raport që 60 për qind e popullsisë së botës nuk kanë qasje në Ueb.

Në të ardhmen, fondacioni shpreson të përfshijë 100 shtete në raportin e vet të ardhshëm.

SHPËRNDAJE