Dona El Xhamal (Donna Eljammal) 26 vjeçare është bërë policja e parë me mbulesë në Suedi. Ajo kishte dëshiruar të punonte si police shumë kohë para se të fillonte të mbante mbulesën islame.

“Prej se kam qenë e vogël unë dëshiroja që ti ndihmoja të tjerëve në vend se vetëm të qëndroja para kompjuterit.”

Vitin e kaluar u lejua mbajtja e mbulesës në policinë suedeze pas një debati të gjerë në vend.

Ajo e mban mbulesën e saj gjatë punës në polici dhe thotë se nuk ka asnjë pengesë gjatë punës andaj nuk e shef të arsyeshme heqjen e saj.

Sipas legjislaturës Islame veshja modeste e mbulesës është obligim për çdo femër të moshës se rritur.

SHPËRNDAJE